Yeni saytfanın başlığı
Kosova mund te kerkoje te perdore kodin e telefonise se Shqiperise per t'u Lidhur. |
|
Zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomike thonë se Kosova mund të kërkojë që të përdorë kodin e telefonisë së Shqipërisë, për të gjitha telefonitë në Kosovë. Në mungesë të kodit shtetëror të telefonisë fikse, Kosova, tash e tre vjet shtet shfrytëzon kodin e Serbisë, e cila për një vit fiton nga vendi ynë rreth 50 milionë euro. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës pohojnë se Kosova ka të drejtë dhe duhet të kërkojë përkohësisht kodin e telefonisë së Shqipërisë. Po ashtu, njohësit e çështjeve të telekomunikacionit deklarojnë se autoritetet nga Kosova duhet të kërkojnë që vendi ta përdorë kodin e telefonisë fikse të Shqipërisë, sepse me Shqipërinë jemi një komb. Aziz Sefedini, njohës i çështjeve të telekomunikacionit, thotë Bota Sot se Kosova duhet patjetër ta ketë kodin e vet telefonik dhe për të arritur këtë qëllim duhet të punohet edhe më shumë. /Telegrafi/ |