Menu
Shtepia
Teknologji
Horoskopi-Ditor
Live Score
AlbPlaneti CHAT
Justin TV
Interesante
Maximedia TV
Fun
Lojra
Kontaktoni me ne
Menu
Muzik Shqip
Foto Natyra
Foto Nga Shqiperia
Wallpaper
Video Klipe
Foto
Foto Auto
Foto Komike
Shkarko Programe
Shkarko Filma
Menu
Earth Cam LİVE
Telefono Falas
News
Parashikimi Motit

******AlbPlaneti******

Fun

 
Rrefuzojnë të shpërngulen,ndertesat i rrethojnë me lumin
Prej dy dekadash Kina është duke ndryshuar radikalisht, nga një vend komunist e tradicional, në një treg të hapur ekonomik dhe si në shumë fusha të tjera, rritje pësoi edhe sektori i ndërtimit.

Por hera-herës ndërtimet në zona të caktuara ndeshin në rezistencën e banorëve lokalë që nuk duan të humbin shtëpitë e tyre, ose që nuk janë dakort me shpërblimin e dhënë nga autoritetet apo kompanitë ndërtuese për të liruar truallin për pallate.

Në të shumtën e rasteve këto konflikte zgjidhen me marrëveshje, në të tjera përdoret forca, por rasti që do ju sjellim është tepër i rrallë ku ndërtuesit janë treguar tepër origjinalë për të dëbuar nga shtëpitë disa dhjetra banorë kokëfortë të një fshati 900-vjeçar në Yangji në provincën Guangdong.

Të lodhur pas refuzimit të të gjitha ofertave të bëra për fshatarët, ndërtuesit vendosën të rrethojnë me "lumë" banesat e fshatarëve duke u prerë atyre komunikimin, elektricitetin dhe ujin e pijshëm.

Megjithatë, banorët u shprehën të vendosur për të mos lëvizur nga banesat e tyre, të paktën jo pa rritur ofertën e kompensimit kompania ndërtuese. "Ata ndërtojnë lumenj, ne ndërtojmë ura", thanë banorët.
 

 
 



15 pyetje që në bëjnë c'do ditë, dhe nuk kanë një përgjigje
Në jetën tonë të përditshme, përballemi plot herë me ca pyetje që janë fare, po fare pa vend. Për shembull, sa hyn në shtëpi, të pyesin erdhe? E ti ose hesht ose përgjigjesh për inerci: Po erdha. Paçka se të vjen ndër mend ndonjë përgjigje e tipit "Jo mo çne, është sozia ime, unë jam në Hënë".

Dhe kështu, fjalori ynë i përditshëm, duam apo nuk duam, është mbushur me të tilla pyetje dhe shprehje rutinë, që në më të shumtën e rasteve nuk duan përgjigje. Ose nëse do t'ua kthesh, mund të ndezësh sherr.

Më poshtë gjeni 15 pyetje nga më qesharaket që bëhen thuajse çdo ditë dhe 15 përgjigje alternative, që sigurisht asnjë prej nesh nuk duhet t'i përdorë, të paktën seriozisht jo!

1. Sapo je kthyer në shtëpi dhe kur hyn brenda të pyesin: - Erdhe? (Jo, në rrugë jam akoma dhe nuk vij!)
2. Të marrin në telefon te numri i shtëpisë- Hë mo në shtëpi je?
(Jo jam në arë duke lëruar tokat!)
3. Takohesh me një shok:- Hë mo ku je?
(Te cepi matanë jam, te sytë që të dalin!)
4. Shkon në banjë dhe bën gati dushin:- Do bësh dush? (Jo e ndeza kot që të harxhojë ca drita)
5. Vishesh dhe bëhesh gati të dalësh, kur dëgjon:- Po del? (Jo, po provoj rrobat si më rrijnë mbas trupit)
6. Ha pjatën me gjellë që të është vënë përpara, kur të thonë?- Të pëlqeu? (Jo s'më pëlqeu po s'desha me të mërzit!)
7. I thua shokut që ke gjetur një të dashur dhe të pyet:- E mirë është? (Jo, po dal se e kam në vend të hudhrës!)
8. Vjen hidrauliku që ke kërkuar për lavamanin në shtëpi dhe e pyet:- Për lavamanin erdhe? (Jo, kam ardhë për të varur perdet e reja!)
9. Afër mesnate, vesh pizhamet a tutat, u thua njerëzve në shtëpi natën e mirë dhe shkon për në krevat dhe të pyesin:- Po shkon të flesh? (Jo, po shkoj të bëj beton te pallati që po ngrihet përballë!)
10. Ulesh në një lokal dhe vjen një shok:- Këtu qenke? (Jo, është hija ime, unë jam në Hënë!)
11. Shkon te karburanti, afron makinën te benzina dhe hap kapakun, kur të pyesin:- Benzinë do? (Jo, futi limonadë!)
12. Ke humbur çelësin dhe vjen dikush i shtëpisë pas nja dy orësh. Hap derën dhe të pyet:-Paske mbetur brenda? (Jo, isha duke studiuar derën si e kanë prodhuar!)
13. Të marrin nga darka në telefon, e hap e përgjigjesh dhe të thonë:- Zgjuar je? (Jo mo çne, jam duke folur përçart në gjumë!)
14. Je në divan përpara televizorit dhe të pyesin:- Po sheh televizor? (Jo po vras mizat dhe po vështroj yjet!)
15. Je sallaks (mëngjarash) (person që shkruan me dorën e majtë) dhe vë një firmë, kur të pyesin:- Qenke sallaks? (Jo m'u lodh e djathta e thashë t'ia fus me të majtën tashti!).
 


 

Ministri japonez i lutet të moshuarve që të vdesin
Ministri i ri i Financave në Japoni është vendosur në qendër të një skandali kombëtar, pasi i kërkoi të moshuarve që "të vdesin sa më shpejt", për të ndihmuar vendin që të rregullojë bilancet e tij financiare.

Taro Aso dha këtë deklaratë skandaloze gjatë një diskutimi për mënyrat e përballimit të krizës demografike të Japonisë, me popullsinë që vazhdon të reduktohet ndërsa jetëgjatësia rritet.

Gjithashtu, Aso kritikoi shërbimin shëndetësor të vendit, që sipas tij mban në jetë shumë të moshuar, që pa ndihmën artificiale do të ndërronin jetë.

"Askush nuk duhet të mbajë gjallë me forcë dikë që dëshiron të vdesë", deklaroi Aso. "Të moshuarit duhet të nxitojnë të vdesin. Unë do të ndihesha shumë keq nëse do të isha në një moshë të caktuar dhe do të dija që po më mbajnë në jetë vetëm falë parave që jep shteti. Ky problem do të ishte i zgjidhur nëse të moshuarit që nuk janë më në gjendje të jetojnë pa ndihmë të lejohen të vdesin".

Deklarata e Taros, jo vetëm që ka ngjallur një revoltë kombëtare, por bie thellësisht ndesh me kulturën japoneze të nderimit të thellë ndaj të moshuarve.

Disa orë pas kësaj deklarate, përballë thirrjeve për dorëheqje, 72-vjeçari Taro kërkoi ndjesë, duke u përpjekur që të shpjegohej më mirë. "Unë thashë atë që mendoj personalisht, jo atë që mendoj se duhet të jetë sistemi ynë shëndetësor. Megjithatë, besoj se është e rëndësishme që kushdo të kalojë ditët e fundit të jetës në paqe dhe më duket e pakuptimtë që shumë persona, praktikisht të vdekur, të mbahen në jetë artificialisht, duke rënduar shtetin me një kosto financiare gjithmonë e më të papërballueshme".

Deklarata e ministrit pasoi rezultatet e fundit të censusit, që treguan rënien më të madhe të numrit të popullsisë në dekada. Aktualisht, mbi 20% e popullsisë prej 128 milionë banorësh të Japonisë, vendi i dytë me jetëgjatësinë më të lartë në botë, ka kaluar moshën 65-vjeçare.

Në 50 vitet e ardhshme, pritet që numri i popullsisë mbi 65-vjeç të barazohet me atë nën këtë moshë, ndërsa jetëgjatësia vazhdon të rritet, përballë një krize demografike të shkaktuar nga lindshmëria tepër e ulët.

 

 
 

 

Gjyqtari hyn në sparkatë, pengon futbollistin 
Si kampionati rus, ashtu dhe ai ukrainas janë me pushime, por për të mos "harruar" futbollin, skuadrat e këtyre kampionateve po organizojnë disa miqësore që do të ndihmojnë për të qendruar në formë, vecanërisht skuadrat që luajnë në kupat e Europës.

Një miqësore ishte ajo mes Shakhtarit të Donetskut dhe Zenitit të Shën Peterburgut, e zhvilluar në Dubai. Ndeshje të tilla janë test për lojtarët dhe mundësi për trajnerët që të provojnë skema dhe emra të rinj.

Por më shumë se sa futbollistët, protagonist i takimit u shndërrua gjyqtari i takimit, Bader Abdullah. Në një moment një futbollist i Zenitit ishte duke avancuar rrezikshëm drejt zonës së kundërshtarëve. Avancimi i tij u pengua cuditërisht (në mënyrë të pavullnetëshme) nga arbitri. Gjyqtari Abdullah rrëshqet dhe pengon futbollistin e skuadrës ruse dhe topi përfundon në këmbët e lojtarëve ukrainas.

Për të korigjuar gabimin, gjyqtari fërshëllen dhe rivendos në lojë një top të diskutueshëm.
 



E postoi fustanin për shitje, nuk e pa veten pa brekë
Kur e ka postuar fustanin e verdhë të cilin donte ta shiste në e-Bay, Amy Jones nuk e ka ditur paraprakisht se blerësve potencialë po ju ofron më shumë seç donte.

Duke fotografuar fustanin e verdhë që donte ta shiste në faqen e njohur të aksioneve online, ajo nuk ka vërejtur se me aparat e ka kapur edhe veten në pasqyrë: me sutjena e pa brekë.

E pavetëdijshme për gabimin, fotografinë e postoi në e-Bay dhe ajo u bë hit në internet. Blerësit potencialë që e kanë parë foton, e kanë shpërndarë menjëherë me miqtë në Twitter, dhe imazhi, si zakonisht, vazhdoi të përhapet kudo nëpër internet
Pas kësaj, fustani ka arritur çmim astronomik. Prandaj, ka disa që mendojnë se kjo nuk është një rastësi, por një formë e mirë e marketingut nga një vajzë e panjohur. Fotoja provokuese zëvendësohet shpejt nga një tjetër që e shfaqë vetëm fustanin.

"Fustanin që e panë me mijëra kurrë nuk është veshur në trupin lakuriq", ka shkruar pronarja në e-Bay. Në fund, Amy Jones nuk kaloi keq: nga 20 eurot e para, oferta arriti në 185 mijë euro.






Nje alien neper rruget e Milanos,spot apo shaka?
Ne mjetet publike,ne rruge dhe ne shesh.Cfare ben nje alien ne Milano?Kete pyetje po ja bejne vetes shume persona.Mund te behet fjale per nje shaka,ose me shume mundesi per ndonje spot publicitar.

Madje ''alienit'' i eshte hapur dhe nje faqe ne facebook ku kerkohet qe te dergohen foto ose video qe i jane bere atij neper rruget e Milanos.





Shba, kisha që ngjan me fytyrë pule
Një kishë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është bërë shumë e njohur mes përdoruesve të internetit pasi struktura e mureve të saj i jep pamjen e fytyrës së një pule.

Dritaret e mëdha ngjajnë me sy, ndërsa tjegullat të japin përshtypjen e sqepit duke bërë që vendi i shenjtë të quhet "kisha-pulë" nga njerëzit online.

Një nga frekuentueset e rregullta të kësaj kishe thekson për 'Daily Mail': "Nuk e dinim që kisha jonë ishte bërë e famshme në internet. Jemi të kënaqur që njerëzve u falim një buzëqeshje të paktën. Kemi vënë re që shumë turistë ndalojnë për t'i bërë foto, por nuk e besoja se kishën e njihnin shumë njerëz."






Copyright (c) 2009 - 2012 www.albplaneti.com - albplanete@hotmail.com 48 ziyaretçi (60 klik) kişi burdaydı!
Free counter and web stats
Parashikimi. MOTIT


Facebook Fan Page
Chat Albplaneti

[ Copy this | Start New | Full Size
Lajme nga DW-WORLD
Premier League
Bu web sitesi ücretsiz olarak Bedava-Sitem.com ile oluşturulmuştur. Siz de kendi web sitenizi kurmak ister misiniz?
Ücretsiz kaydol