Menu
Shtepia
Teknologji
Horoskopi-Ditor
Live Score
AlbPlaneti CHAT
Justin TV
Interesante
Maximedia TV
Fun
Lojra
Kontaktoni me ne
Menu
Muzik Shqip
Foto Natyra
Foto Nga Shqiperia
Wallpaper
Video Klipe
Foto
Foto Auto
Foto Komike
Shkarko Programe
Shkarko Filma
Menu
Earth Cam LİVE
Telefono Falas
News
Parashikimi Motit

******AlbPlaneti******

..::SHTEPİA::..

 

 
 

Greqi, kapen 2 nga 11 shqiptarët e aratisur nga burgu
 
Autoritetet greke njoftuan arrestimin e 2 prej 11 të të burgosurve shqiptarë që u arratisën në orët e vona të së premtes nga burgu i sigurisë së lartë të Trikalasë, 320 kilometra në veri-perëndim të Athinës në Greqi.

Të 11 të burgosurit, të gjithë shtetas shqiptarë, u arratisën nga burgu i Trikalasë, 320 kilometra në veri-perëndim të Athinës, në orët e para të ditës së shtunë.

Mediat greke raportojnë se persona të armatosur qëlluan me armë zjarri dhe granata kullën e institucionit, duke lënë të plagosur të paktën dy punonjës. Ndërsa të burgosurit, mesa duket, përdorën litarë për të zbritur nga kulla në tokë.

Ndërkohë, një përballje e armatosur vazhdoi gjatë natës brenda burgut dhe u sheshua vetëm pas ndërhyrjes së komandove, të cilët morën nën kontroll situatën. Sipas mediave greke, të 11 të larguarit nga qendra e burgimit janë shtetas shqiptarë, të dënuar për grabitje dhe vjedhje.

Policia gjeti 400 deri në 500 gëzhoja plumbash dhe gjurmë të gjashtë granatave të shpërthyer gjatë sulmit, që filloi mbrëmjen e së premtes. Sipas edicionit online të gazetës "Kathimerini", vlerësohet se numri i personave që sulmuan burgun e sigurisë së lartë të ketë qenë nga 6 deri në 16.

Arratisja alarmoi autoritetet greke që menjëherë ngritën dhjetra postoblloqe, dy helikopterë patrullojnë nga ajri ndërsa e qindra forca policore në terren po krehin zonat përreth.

Në zonë është dërguar edhe një prokuror, ndërsa Ministria e Drejtësisë nisi hetimet për të zbardhur nëse është qëlluar me armë nga brenda burgut apo jo, dhe nëse po se si kanë hyrë në burg këto armë.

Në burgun e Trikallas një muaj më parë u tentua një tjetër arratisje spektakolare me helikopter, por ndërhyrja e forcave të rendit bëri që tentativa e Panajotis Vlastos të dështonte.

Ngjarja e fundit vjen gjithashtu një javë pas asaj ku protagonist ishte shtetasi shqiptar Alket Rizai, i cili në burgun e Malandrinos mbajti për një ditë peng 6 persona, mes të cilëve disa roje.  


 
 

Berisha: Nuk do të ketë dënim me vdekje
 
Kryeministri Sali Berisha njoftoi sjelljen në Kuvend të paketës ligjore ku parashikohet ashpërsimi i Kodit Penal.

"Do të ketë dënime shumë më të rrepta për dhunën në familje, për vrasjen e grave, për dhunën ndaj fëmijëve, për vrasjen e policëve dhe po kështu për gjakmarrjen", u shpreh shefi i Qeverisë në mbledhjen e radhës me ministrat e tij.

Duke sjellë në vëmendje ngjarjen e fundit që tronditi mbarë opinionin publik, ku një 45-vjeçar u zbulua se kishte abuzuar me mitur dhe se vetë ai deklaroi se kishte vrarë njërin prej tyre, Kryeministri theksoi se këto akte kanë tronditur thellë qytetarët, të cilët të revoltuar përsakanë dëgjuar, kanë kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.

"Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës dhe heqja e dënimit me vdekje është kusht për anëtarësimin në këtë institucion. Në SHBA, një sërë shtetesh e kanë hequr këtë dënim, sepse nuk kanë parë asnjë ndikim në uljen e kriminalitetit. Ne duhet të jemi objektivë dhe nuk mund të bëjmë hapa që na nxjerrin jashtë Këshillit të Europës", tha Kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi se ata që deklarojnë se me këto ngjarje ka marrë fund shteti, po tregojnë mlllef ose injorancë, sepse në bazë të statistikave Shqipëria rezulton një shtet me shkallë të lartë të zbulimit dhe ndëshkimit të krimeve.

PS: Qytetarët nuk janë të sigurt

Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni, në një reagim pas deklaratave të Kryeministrit në mbledhje Qeverie për sigurinë në vend, u shpreh se shteti duhet të luajë rolin e vet në një shoqëri demokratike.

"Qytetarët shqiptarë nuk janë të sigurt kur policia reagon me vonesë. Siguria në vend sigurohet kur autoritetet kanë aftësinë e parandalimit", tha Gjermeni



 
 
 

Greqi, 5 shqiptarë arratisen nga burgu
 
Të paktën 5 të dënuar shqiptarë u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Trikalla të Greqisë qendrore.

Sipas informacioneve të para, një grup i armatosur jashtë burgut ka hapur zjarr në drejtim të kullës së kontrollit të insitucionit, duke lënë të plagosur rëndë të paktën dy gardianë.

Në të njëjtën kohë, një tjetër grup i armatosur, këtë herë brenda burgut, kanë hapur zjarr me armë automatike në drejtim të gardianëve, të cilët, të gjendur në befasi, janë tërhequr duke lënë të lira hyrjet dhe daljet e burgut. Nga verifikimet e para rezulton se të paktën 5 të dënuar, të gjithë shqiptarë, janë arratisur, ndërsa po tentohet numërimi i gjithë të dënuarve.

Policia thotë se të burgosurit ishin të armatosur me armë automatike, për të cilat ende nuk dihet sesi kanë mundur të futen në brendësi të burgut.

Deri në orët e mesnatës forca të shumta policore nuk kanë mundur të vënë nën kontroll situatën, ndërsa qindra policë të forcave speciale kanë filluar një operacion për gjetjen e të arratisurve, të cilët janë shpërndarë në fushat aty pranë.

Në zonë është dërguar edhe një prokuror, ndërsa Ministria e Drejtësisë do të hetojë se si kanë hyrë në burg armët automatike.

Në burgun e Trikallas një muaj më parë u tentua një tjetër arratisje spektakolare me helikopter, por ndërhyrja e forcave të rendit bëri që tentativa e Panajotis Vlastos të dështonte.

Ngjarja e fundit vjen gjithashtu një javë pas asaj ku protagonist ishte shtetasi shqiptar Alket Rizai, i cili në burgun e Malandrinos mbajti për një ditë peng 6 persona, mes të cilëve disa roje.

   
 
 
 
 
Berisha me antiplumb, takim me qytetarët (foto)
 
Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, Kryeministri Berisha i ka intensifikuar takimet me qytetarët. Mirëpo të lëvizësh qytet më qytet e fshat më fshat, kjo përbën pak rrezikshmëri për kreun e qeverisë i cili gjatë udhëtimit vendoss edhe antiplumb.

Gazeta Tema ka publikuar disa foto të kryeministrit gjatë takimit të djeshëm me fermerët e Lushnjes. I ulur mes "fermerëve" ai duket se është më i armatosur se kurrë me antiplumbin e tij.



 
 
  
   

Maqedoni, BDI fiton zgjedhjet
 
Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar në shumicën e komunave shqiptare në Maqedoni. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shpallur fitore në dy komunat më të mëdha me shqiptarë, Tetovë dhe Gostivar, të cilat në mandatin e kaluar nuk i kishte në udhëheqje kjo parti.

Sipas Ahmetit, BDI-ja në raundin e dytë ka fituar edhe në komunat e tjera shqiptare si në Çair, Haraçinë, Tearcë, Vrapçisht, Bervenicë dhe Dollnen. Kështu numri i komunave që ka fituar kjo parti në zgjedhjet lokale shkon në 15.

Ndërkaq në garën që u zhvillua në baza etnike në Strugë ka fituar kandidati shqiptarë i PDSH-së Zijadin Sela me një diferencë të thellë kundrejt kundër kandidatit të tij maqedonas Vlladimir Kocovski. Megjithatë, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se zgjedhjet në shumicën e komunave nuk ishin të barabarta pasi sipas tij, BDI ishte bashkuar me maqedonasit kundër PDSH-së, si opsion i vetëm kombëtar.

Në bllokun maqedonas shumicën absolute të votave e ka fituar partia e kryeministrit Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE.

Në krye të qytetit të Shkupit, është rikonfirmuar kandidati i kësaj partie, Koce Trajanovski.

Në bazë të ligjit për decentralizim, Maqedonia ndahet në 81 komuna, 16 prej të cilave në katër vitet e ardhshme do të udhëheqin shqiptarët. Fitorja më e madhe e shqiptarëve në këto zgjedhje u shënua në Kërçovë, ku pas shumë viteve drejtimin e kësaj komune e merr një shqiptar.
 

 
 



Aferdita harron Shpatin, ben jete nate te "c'mendur"
Deri tani ne lidhje me ndarjen e tyre ka folur shume shkurt kengetari Shpat Kasapi. Madje, ai ditet e fundit ka treguar se ka qene ai qe e ka marre kete vendim dhe jo, sic flitej, nena e tij.

Por, Aferdita vetem nepermjet rrjeteve sociale ka pohuar dicka te tille, ndersa si duket nuk i eshte bere shume vone nga kjo ndarje, pasi ajo sic shihet edhe ne kete foto e ka harruar Shpatin dhe ben jete nate te cmendur, pasi ajo kishte shkruar ne 'Facebookun' e saj keshtu:

"Do kemi nje nate crazy!! I cant wait to dance with my beatys!!'. Ndersa Aferdita kete nate te cmendur e ka kaluar me dy shqiptare te tjera te famshme, sic jane Tika Ivezaj dhe Gona Lulgjuraj.

 

     

Shteti kërkon të mbyllet Top-Channel?
 
Tre muaj përpara zgjedhjeve, Qeveria ka rinisur betejën me median më të madhe në vend, të konsideruar armike për shkak të qëndrimeve realiste dhe kritike, duke kërkuar edhe përmes vendimeve të fundit të gjykatave ta vendosë Top Channel në vështirësi dhe pamundësi për të punuar.

Synimi edhe kete here ka qene nxjerrja jashte nga ambientet e ish-ekspozites 'Shqiperia Sot' dhe mbyllja e programeve kryesore te saj. Dhe kjo perpjekje e radhes ndodh pas vitesh te tera perpjekjesh te Qeverise, pas presionit politik, pas venies prej saj nen kontroll te gjyqsorit dhe pas nje veprimi te parreshtur me te vetmin synim: ekzekutimin e Top Channel.

Rezulton nga te gjitha veprimet se qe prej fillimit te ketij aksioni te gjate politik ndaj kesaj medie, qellimi i vetem ka qene mbyllja ose venia ne kushtet e pamundesise te Top Channel. Ky qellim eshte kerkuar vazhdimisht te realizohet permes te gjitha formave: debimit nga ambientet e tij, proceseve gjyqesore, presionit financiar, ne menyre qe televizioni me i ndjekur i shqiptareve te mos kete mundesi te ushtroje aktivitetin, te mos realizoje misionin e informimit dhe te mos kete mundesi qe te kritikoje apo denoncoje fenomenet negative qe lidhen me keqqeverisjen.

Prej shume vitesh Top Channel eshte dashur te perballet me sulme direkte te pushtetit, ne menyre qe televizioni te ndryshoje politiken e tij editoriale, te heqe dore nga kritika e pasqyrimi realist i ngjarjeve, sepse ne te kundert i eshte bere e qarte se ai nuk duhet te ekzistoje. Te gjitha vendimet e marra kane patur synim mbylljen e televizionit dhe ne rastin tjeter, vendosjen ne veshtiresi qe heret apo vone te thyenin pavaresine e tij.

Aktualisht, per shkak te ketij sulmi shumëvjeçar dhe te paprecedent te Qeverise, disa prej emisioneve me te ndjekura te shqiptareve ne Top Channel, si 'Portokalli', 'Top Story', 'Top Shoë', 'Procesi Sportiv' apo 'E dua vendin tim' rrezikojne te nderpresin transmetimin.

Per kete ndihmoi se fundi me nje vendim edhe Gjykata, e cila nen ndikim politik dhe jo vetem, iu bashkua rradhes se vendimeve politike duke vendosur qe Top Channel te debohet nga ambientet e ish-ekspozites 'Shqiperia Sot', pavaresisht se ka nje kontrate me shtetin shqiptar deri ne vitin 2025 dhe pavaresisht se ka paguar rregullisht te gjitha detyrimet financiare ndaj tij.

Pergjate gjithe historise gjyqesore, gjykata e te gjitha shkalleve, ne menyre te hapur apo te fshehur ka treguar se eshte vasale jo vetem e interesave politike, por edhe atyre financiare e klienteliste.

Pergjate ketyre viteve perballje ligjore, Top Channel ka zbuluar, prekur dhe ndjere vete jo vetem presionin direkt politik te Qeverise, por edhe korrupsionin ne sistemin e drejtesise, i cili perveçse eshte vene ne sherbim te politikes, eshte vene edhe ne sherbim te interesave te ngushta financiare, nje fenomen i njohur dhe qe çdo qytetar e ka ndjere dhe paguar vete ne kurriz te tij, e per te cilin çdokush nga ne nuk ka me asnje dyshim. Per keto arsye gjithe keto vite, shqiptaret e renditur ne te gjithe sondazhet dhe vrojtimet kete sistem gjyqesor si me te korruptuarin nga te gjitha hallkat e shoqerise.

Prej kater vitesh Top Channel ka kerkuar pikerisht nga ky gjyqesor te beje drejtesi per ceshtjen e ish ekspozites, kur ministri i Ekonomise i asaj kohe Genc Ruli vendosi pa asnje paralajmerim, ne menyre te dyshimte dhe ne diten e fundit te tij si minister per te nderprere kontraten ne menyre te njeanshme dhe te menjehershme me Top Channel dhe per t'i dhene udhe sulmit te radhes ndaj Top Channel me synim eleminimin e televizionit.

Ne letren e befte qe i dergoi ate kohe Top Channel, ministri Ruli i referohej ligjit per zgjidhjen e njeanshme te kontrates por nuk thoshte asgje per kushtet ligjore te kontrates mes Ministrise dhe shoqerise Top Channel, e cila kishte vlere ligjore deri ne vitin 2025. Top Channel i eshte permbajtur jo vetem me rigorozitet, por ka tejkaluar me disa here kushtet e kontrates, duke e kthyer godinen e vjeter te ish-Ekspozites "Shqiperia Sot", ne ekspoziten e kultures dhe artit te se ardhmes.Ky vendim ministrit Ruli u padit ne gjykate nga Top Channel.

Top Channel deklaron se respekton te drejten e ish-pronareve per te marre pronen e tyre dhe ka qene nje ze i fuqishem ne mbrojtje te te drejtave te tyre. Por nderkohe Top Channel kerkonte edhe zbatimin e ligjit nga ana e Qeverise, siç eshte ne rastin e kontrates qe Top Channel kishte nenshkruar me Qeverine per objektet ku ushtron nje pjese te rendesishme te veprimtarise se tij dhe ku ka kryer investime ne disa milione euro.

Por ne asnje rast asnje argument kontraktual dhe ligjor nuk eshte respektuar nga kjo Qeveri, e cila vazhdimisht u investua dhe u angazhua ne beteja te paprecedenta kunder nje medie. Keto sulme te njepasnjeshme do te ndaleshin vetem nese Top Channel do te vihej nen kontroll si cdo institucion tjeter ne vend. Nese do te ndodhte kjo, Top Channel mund te fitonte disa ambiente, mund te fitonte edhe financime direkte nga Qeveria, por do te humbiste shume me teper.

Pushteti politik duhet te kuptoje se kontrata me e rendesishme e Top Channel nuk eshte ajo per ambientet. Kontrata me e rendesishme eshte ajo qe Top Channel ka me shqiptaret, kontrate qe e ka bere televizionin me te madh dhe me te rendesishem ne vend. Kontrate, qe Top Channel eshte i vendosur qe mos ta shkele kurre.
 
 

 
Meta: Fitore e së majtës në 23 qershor
 
Ilir Meta nuk tregoi asnjë kompleks politik, kur u shpjegoi anëtarëve të Këshillit Drejtues Kombëtar arsyet përse Lëvizja Socialiste për Integrim vendosi të bashkohet në koalicion parazgjedhor me Partinë Socialiste.

Madje nuk ka asnje kompleks edhe kur ben vleresimin e koalicionit te deritanishem me Partine Demokratike, i cilesuar si nje koalicion i panatyrshem, por o detyrueshem pas rezultatit te 2009-es.

"Ne nuk kemi asnje qejfmbetje dhe asnje pakenaqesi me Partine Demokratike. Ndersa koalicioni me PS-në nuk eshte nje koalicion i panatyrshem si ai 4 viteve me pare. Eshte nje koalicion i natyrshem", tha Meta.

Ilir Meta nuk kishte komplekse as kur kujtoi historikun e LSI-së me PS-në, që nga zgjehdjet

e 2005-ës, kur tha se ishte PS që përjashtoi LSI-në nga bashkëpunimi, i cili u rivendos ne 2007-en, pas ardhjen se Edi Rames ne krye te Partisë Socialiste, por, qe sipas tij u prish serish prej PS dhe jo nga LSI-ja, sjelljen e se ciles Ilir Meta e konsideron si luajale.

"Nuk kemi qene ne faktore te prishjeve te marrëveshjeve dhe me askend. Sot qe ne kemi nje ftese te tille per shume arsye qe ju thashe nuk mund ta refuzojme", tha Meta.

Duke thene kete Ilir Meta nuk ka komplekse te pohoje edhe nje nga arsyet me te forta te pranimit te fteses per bashkepunim me Partine Socialiste. Arsye qe ka ne baze llogaritjen e mandateve sipas sistemit elektoral. Zoti Meta thote se kishte analizuar edhe opsionin e daljes vetem ne zgjedhje te LSI-se dhe serish LSI-ja te ishte percaktuese per Qeverine e ardhshme, por ky variant, sipas tij nuk maksimalizonte votat e se majtes.

"Por edhe per arsye te cilat kane te bejne me Kodin tone Zgjedhor, perseri ekzistonte arsyeja e humbjes se disa mandateve ne menyre te padrejte, jo thjesht per LSI-ne por edhe per Partine Socialiste dhe forcat e tjera te opozites", tha Meta. |tch|

Sesi do te konkretizohet marrëveshja mes LSI-se dhe PS persa i perket paraqitjes me lista deputetesh, kjo ende nuk eshte e qarte, por ajo qe pret Ilir Meta nga Partia Socialiste eshte respektimi i marrëveshjes.

"Vete ligji eshte nje marrëveshje, por edhe nje marrëveshje politike ne thelb eshte nje ligj, sepse demokracia dhe politika moderne shkon perpara me realizimin e marrëveshjeve dhe respektimit te tyre", theksoi Meta. 
 

 

 

 


 

Tiranë, policia qëllon mbi banorët (video)
 
TIRANE- Nxjerrja nga shtëpitë e pronarëve e 13 familjeve ka shkaktuar përplasje të dhunshme deri në të shtënë në ajër nga policia private.

Konflikti u shënua paraditen e sotme në një godinë 3 katëshe pranë shkollës Petro Nini në Tiranë. Policia private ndodhet tek dera dhe nuk lejon banorët të hyjnë brenda.

Pamjet e TVA1 REPORT tregojnë përplasjen fizike mes banorëve dhe policisë private. Situatë për disa minuta ka qenë tepër e rëndë, kur burra e gra shtyhen dhe në konflikt dhe kalon në përleshje fizike.
 
 
 

  
  
 
Kundërpërgjigjet Korea e Jugut
 
Në gadishullin korean, po kalohet dalëngadalë nga fjalet tek veprimet. Koreja e Jugut dërgoi ne brigjet lindore e perëndimore dy luftanije të pajisura me sisteme mbrojtje anti-raketë, një ditë pasi veriu komunist zhvendosi edhe ai në bregun lindor një bateri raketash.

Madje, sipas raporteve te pakonfirmuara, ushtaret koreano-veriore kane levizur dy raketa te cilat i kane vendosur ne raketahedhes. Mendohet se behet fjale per dy musudane me rreze te mesme veprimi, te cilat mund te mberrijne deri ne ishullin e Guamit. Levizja e luftanijeve koreano-jugore ka per qellimin monitorimin e situates. nese veriu leshon ndonje rakete, ne do te gjurmojme trajektoren e saj, tha nje zyrtar vendas per agjensine koreano-jugore te lajmeve Yonhap.

Nje dite me pare, zyrtare te Departamentit Amerikan te Mbrojtjes pohuan se jane te pergatitur për lëshimin e një rakete nga ana e Penianit dhe e kane marre seriozisht kercenimin e tij. Ushtria koreano-veriore dha te premten miratimin përfundimtar për një sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara, kërcënim të cilin shumica e analistëve mendojnë se pen-niani nuk është në gjendje ta realizojë.

Por raketat e tij nga ana tjeter mund te godasin bazat amerikane ne rajon, e ky perben per ëashingtonin shqetesimin kryesor. Pershkallezimi i situates mes dy koreve ka detyruar sekretarin e pergjithshem te OKB-se Ban ki Moon t'i leshoje veriut nje apel e ta keshilloje te ndryshoje kurs, duke thene se retorika e tij ka shkuar me larg se c`duhet.

Nje krize e padeshiruar ne gadishullin korean do te kishte pasoja serioze, tha shefi i Kombeve te Bashkuara, ndersa shtoi se kercenimi berthamor nuk eshte loje. 

 

 
 

Shpendi këshillon Elenën: "Nëse nuk je e lidhur, mendoj se Vigani të pëlqen"
Ndërsa në sallon shkojnë edhe disa nga banorët e tjerë, Shpendi distancohet e fillon të bisedojë me Elenën, duke u munduar të kuptojë më shumë rreth saj, marrëdhënies që ka jashtë si edhe planeve që ka për të krijuar një lidhje brenda shtëpisë. Ai e pyet për të dashurin jashtë si edhe nëse ai është apo jo xheloz për të. Elena mendon se ai nuk është xheloz, pasi ajo nuk e ka tejkaluar me asgjë dhe me asnjë sjellje të gabuar, si edhe shton se rri afër Viganit, ashtu siç rri edhe afër vajzave apo djemve të tjerë të shtëpisë.

Shpendi mendon se midis tyre ka për të filluar një lidhje, pasi ka vënë re që të dy pëlqejnë njëri-tjetrin.

Elena shprehet skeptike rreth vendimit që duhet të marrë. Ndërsa Shpendi flet me konsiderata për Viganin, duke thënë se ai është shumë njeri i mirë, dhe mbi të gjitha i pjekur për moshën. Veç kësaj, Shpendi mendon se Vigani e ka përzemër Elenën, por ai kërkon të dijë nëse Elena është apo jo e lidhur.

Shpendi i kërkon që ajo të jetë e sinqertë me Viganin dhe me banorët e tjerë për sa i përket lidhjes që ka jashtë. "Nëse je singell, unë mendoj t'ia japësh një mundësi, Por nëse jo, ky vendim të takon ty", i thotë Shpendi. Ndërsa Elena shprehet duke thënë: "Unë nuk i heq asnjë presje atyre që them për Viganin, por unë nuk jam singëll".

Elena shpreh dyshime lidhur me vendimin që duhet të marrë, por përmend herë pas here faktin që ka një lidhje prej më shumë se një viti e nuk mund ta shkatërrojë atë lidhje, për një tjetër që akoma s'ka filluar.

Shpendi thotë se përveç Viganit, edhe Elena po i lë të kuptojë atij se mund të krijojë një lidhje me Viganin, por Elena nuk e pranon një gjë të tillë. "Unë kam kuptuar që ai më ka qejf, por unë nuk jam singëll", vazhdon të thotë Elena, e cila mendon se Vigani është duke u tërhequr prej saj vetëm për faktin që ajo është indiferente dhe aspak xheloze.

Shpendi dhe Elena mbyllin bisedën, pasi Shpendi thotë se nesër do të flasë me Viganin lidhur me mendimin që ka ai për të krijuar nj lidhje me Elenën si edhe mendimin që ka ai për të, pa i treguar për bisedën që ka bërë me Elenën.


 

   

 
BBA6, sherri midis Marselinit dhe Anaidit
Sherri mes Marselinit dhe Anaidit tashmë ka përfunduar. Të dy ofenduan njëri-tjetrin, me fjalë të rënda dhe debati i tyre u kthye në një sherr.

Debati filloi pasi Marselini i thotë Anaidit "ti je turp për çunat e Tironës sepse ti pështyn aty ku ha, je me shumë fytyra". Kjo bën qëAnaidi të acarohet dhe ia kthen "ti s'ke argumenta, t'i flet si gratë". Ndërkohë që Anaidi shpreh nervozizëm, i thotë Xhimit që ndodhet mes tij dhe Marselinit se ky i fundit ka thënë se Xhimi i duket si "femer".

Marselini e pranon këtë gjë dhe fillon të sqarohet me Xhimin duke i thënë se këtë gjë ai e ka menduar me të vërtetë dhe një natë më parë e ka pyetur drejtpërdrejt Xhimin. Për këtë arsye këtu nuk ka vend për një debat mes tyre. Xhimi i thotë se Marselini duhet t'ia thotë atij dhe jo ta diskutojë me të tjerët.

Ndërkohë që Marselini përpiqet që të sqarohet me Xhimin, Anaidi ndërhyn përsëri me tone më të ashpra dhe i thotë se "i pafytyri është Marselini sepse ka folur pas krahëve për banorët e tjerë". Marselini ia kthen "Ti je i pafytyrë sepse nuk arrite të përballoje dot debatin me mua dhe nxite Xhimin". Xhimi ndjehet i ofenduar nga Marselini dhe i acaruar i kërkon shpjegime duke i thënë se ai ka bërë gabim sepse në këtë mënyrë e ka etiketuar si "femer" përpara miliona shikuesve, ndërsa Marselini justifikohet se ai ishte thjesht një mendim si edhe disa banorë të tjerë.

Fillimisht Marselini mundohet që të ruajë qetësinë dhe i thotë Anaidit se nuk ka pse të nervozohet. Mirëpo Anaidi nga ana tjetër vazhdon ta ofendojë duke i prekur në një farë mënyre burrërinë. Ata të dy i drejtohen njëri-tjetrit duke i thënë "ti s'je burrë" dhe në këtë moment acarohen të dy dhe akoma edhe më shumë. Ata i afrohen njëri-tjetrit duke bërtitur, por ndërhyjnë banorët e tjerë, kryesisht djemtë që i largojnë dhe mundohen të shuajnë gjakrat.

Djemtë e tjerë të shtëpisë i tërheqin prej krahësh në drejtime të kundërta duke u munduar që t'i qetësojnë dhe i këshillojnë që të qetësohen sepse me këtë mënyrë sjellje janë të humbur që të dy.

Pas një kohe të gjatë, sherri i tyre fillon të marrë përsëri tone më të qeta dhe duket se djemtë e kalojnë edhe këtë situatë mes tyre. Megjithatë ata vazhdojnë t'u qëndrojnë fjalëve ofenduese dhe etiketimeve të ndryshme që kanë bërë gjatë gjithë kohës, në adresë të njëri-tjetrit. Më vonë, Anaidi i propozon Marselinit të vendosin disa rregulla dhe norma mes njëri-tjetrit që edhe kur të debatojnë të paktën mos kalojnë në ofendime personale. Por Marselini nuk pranon, ai thotë që në këtë lojë nuk ka norma, madje edhe karakteri i njeriut nuk ka norma.

Pas disa minutash Marselini i kthehet dhe e pyet Anaidin se çfarë kërkon ai, mos vallë do të bëjë paqe? Anaidi ja kthen që të paktën kur debatojnë të heqin pjesën e ofendimeve, sepse edhe ai nuk e perdor, por jo se ka frike nga Marselini. Ai e pyet sërish Marselinin nëse kërkon të ketë gjithmonë debat me të. Nëse ai e kërkon këtë gjë atëherë duhet ti heqi nga fjalori fjalët "legen dhe govatë", në të kundërt Aninaidi do ta injorojë tërë kohës duke mos ju përgjigjur debateve të Marselinit.

Është e drejta e çdonjërit të veprojë sipas mënyrës së tij dhe nëse dëshiron mund të mos i flasi përgjatë gjithë kohës, i përgjigjet Marselini, citon albeu.

Anaidi këmbëngul që ai po flet për ta qetësuar situatë dhe jo ta acarojë, por nëse Marselini ofendon ai do ta neglizhojë gjatë gjithë kohës dhe nuk do ti flasë.

               

 
 

  
 

Flori Mamajesi në bisedime për të sjellë MTV Albania
Flori Mumajesi është në bisedime e sipër me kompaninë muzikore më të madhe në botë MTV për të hapur një kanal shqiptar të tij.

Sipas burimeve të emisionit kosovar "Prive" në Klan Kosova, producenti dhe këngëtari nga Shqipëria është duke bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke tentuar të hapë një kanal të ri muzikor.

Kanali nuk do jetë si të gjitha tjerat kanale muzikore shqiptare, por degë e kompanisë më të madhe televizive muzikore në botë dhe do të emërohet MTV Albania.

Rezultati i këtyre bisedimeve ende nuk është bërë i ditur, por shumë shpejt do të mësojmë se a do të realizohet apo jo ky projekt i madh,

 


 
     
 
Fotot skandaloze të Ilirit të BBA6 (foto)
Ai, qe ne fillim u prezantua si nje djale pa komplekse, i lire, sic ka dhe emrin. Per kete arsye u be shpejt personazh, dhe shpesh situatat ne shtepine e famshme kane per protagonist Ilirin.

E tille paraqitet edhe jeta e tij para hyrjes ne "Big Brother, trasgresive, me droge, alkool, me femra, por dhe me meshkuj. Ne zbuluam disa foto skandaloze ne profilin e tij te "myspace", ku ai shfaqet i veshur me rroba femrash, i zhveshur, duke bere veprime provokuese me femra dhe me meshkuj.

Në disa foto të tjera, Iliri duket i dehur teksa bën veprime të pakontrolluara në rrugë. Ai ka folur në fakt për udhëtimet e tij, gjatë bisedave me banorët e tjerë, dhe deri diku ka treguar për daljet e vona. Mirëpo fotot që ne zbuluam paraqesin, nje anë të fshehtë të djalit inteligjent, me memorie të jashtëzakonshme, që di 1000 tekste këngësh permendesh…|Bluetooth|




  

Iliri i "Big Brother" : Kam patur një të dashur 61-vjeçare
Banorët e ''Big Brother Albania'' kanë nisur të tregojnë detaje interesante nga jeta e tyre personale. Ajo që ka befasuar publikun ishte rrëfimi i Ilirit, për lidhjet e tij në të kaluarën.

Iliri i tregoi banorit tjetër Xhimit se përveç lidhjeve të shumta që ka patur me vajza të reja, ka patur lidhje intime edhe me gra mbi 40 vjeç, duke treguar edhe për të dashurën e tij 61-vjeçare.

Xhimi i habitur e pyeti për moshën dhe Iliri iu përgjigj se tani është 27 vjeç, ndërsa lidhja me 61-vjeçaren ka ndodhur rreth 4 vjet përpara, kur ai ka qenë 22 vjeç.

Iliri nuk dukej i kompleksuar mbi këtë eksperience, madje ai shtoi se gruaja në fjalë ishte mjaft e bukur dhe nuk kishte bërë asnjë operacion plastik.

"Ishte femër delikate dhe e mirë, nuk tregonte më shumë se 40 vjeç."- deklaroi Iliri.
   

 

 

Një drek me SH.B.L.SH
Të shkujdesur në kuptimin e plotë të fjalës, pa asnjë kompleks dhe shumë të uritur Ermali, Juli dhe Genti drekojnë sëbashku. Janë momente që përveçse tregojnë kënaqësinë momentale të të ngrënit, por edhe nuancat e ngjyrave të humorit që ata asnjëherë nuk harrojnë të bëjnë, qoftë edhe në kushte normale.

Këtë foto, e ka postuar aktori shkodran Julian Deda që e poston në profilin e saj në "Facebook" me mbishkrimin: "THE SH.B.L.SH", shkruan "Bluetooth".

Kështu djemtë qëndrojnë gjithmonë të bashkuar, me një bashkëpunim për vite me radhë, që ende qëndron i fortë dhe i pa lëkundur nga faktorë të jashtëm.
 
 

 

SIDA, një zbulim i ri për kurimin

Paris -
Shkencëtarët në Francë thonë se mjekimi i shpejtë mbas infektimit me virusin HIV mund të çojë në "një kurim funksional" të virusit që shkakton sëmundjen e SIDA-s. Me termin "kurim funksional" kuptohet që prania e virusit ulet në nivele minimale dhe mund të qëndrojë në këto nivele edhe po të ndërpritet mjekimi. Por gjithsesi, virusi mbetet në trup.

Studimi, i publikuar në revistën "Plos Pathogens" pason njoftimin që u dha në fillim të këtij muaji se një foshnje në Shtetet e Bashkuara arriti të kurohej në mënyrë efikase, pasi mori mjekimin vetëm pak orë mbasi lindi.

Studimi francez përqëndrohet tek 14 pacientë në moshë të rritur, të cilët u trajtuan me shpejtësi pasi kishin marrë infeksionin, por që kishin ndërprerë mjekimet të paktën 7 vitet e fundit. Shkencëtarët thonë se nuk kanë parë shenja të riaktivizimit të virusit. Zakonisht virusi HIV rikthehet kur ndalen mjekimet


 


Zgjidhet juria për cështjen e vdekjes së Michael Jackson
Zgjedhja e jurisë ka filluar për çështjen e shumëpritur ligjore ngritur nga nëna e idhullit të muzikës, Michael Jackson, kundër organizuesve të koncerteve, për të cilët ajo thotë se janë përgjegjës për vdekjen e djalit të saj.

Katharine Jackson ka paditur firmën AEG për vdekjen e djalit të saj. Ajo pohon në padi se kjo firmë u tregua neglizhente në punësimin e Dr Conrad Murrayt për t'u kujdesur për Michael Jacksonin në prag të koncertit të planifikuar në Londër në vitin 2009">2009.

Firma AEG argumenton se Jackson kishte një histori të gjatë të abuzimit me drogë para se ai t'i nënshtrohej trajtjtimit nga doktor Murray.

I ashtuquajturi Mbreti i muzikës Pop vdiq në qershor të vitit 2009">2009 në Los Angeles. Në vitin 2011, një gjykatë e gjeti Murrayn fajtor për vrasje pasi i kishte dhënë këngëtarit një mbidozë ilaçi Propofol për t'a ndihmuar të flinte. 


 


Gënjeshtrat, c'farë besojnë më shumë femrat?
 
Disa mendime për meshkujt, kur kemi të bëjmë rreth marrëdhënies së tyre me gjininë e bukur, aq shumë janë personalizuar, e në - fakt nuk kanë të bëjnë fare me realitetin. Kështu meshkujt kanë vendosur të flasin dhe t'i shkatërrojnë pesë mitet më të mëdha që kanë të bëjnë me ta, në të cilat edhe sot e kësaj dite besojnë femrat.

Cilat janë të pavërtetat që kanë të bëjnë me meshkujt, e që për fat të keq për shumicën e femrave edhe sot e kësaj dite janë të besueshme.

Nuk do t'ju respektojnë nëse në takimin e parë flini me të E vërteta është krejt e thjeshtë dhe krejt ndryshe, pa marrë parasysh nëse kemi të bëjmë me takimin e parë, apo me atë të njëqindtë. Seksi, përkatësisht shtyrja e tij nuk ndikon në të nëse do të ju respektojë mashkulli, apo jo. Nëse ju sillni mendime të tilla për veten tuaj, çfarë do të mendojnë të tjerët për ju atëherë? Kjo nuk është diçka që do ta dëshironit. Do të mund të pikëlloheshit.

Meshkujt e pëlqejnë gjuetinë Është saktë se meshkujt pëlqejnë të jenë gjuetarë, sepse një gjë e tillë edhe pritet nga ata. Për gjininë e fortë nuk ka situatë më stresuese se kur duhet t'i afrohen femrës, duke marrë parasysh poshtërimet dhe refuzimet që mund t'i bëhen. Prandaj, femra, ndaloni të jini preja dhe lirisht mund të shndërroheni në gjuetarë. Për djemtë, ky do të jetë një lehtësim.

Mashkulli mund të jetë mik me një femër pa dëshirën për të bërë seks me të Një nga debatet më të shpeshta është pikërisht ky. A është e mundur shoqëria mashkull-femër pa pasion? Përgjigjja është: shumë e vështirë dhe pothuajse e pamundur. Meshkujt e kanë të vështirë ta ndajnë pasionin dhe shoqërinë. Tërheqja mendore dhe ajo fizike gjithsesi ndikojnë në mënyrën e tyre të të menduarit, por një gjë të tillë ata kurrë nuk do të jua pranojnë. Mirëpo, mos u brengosni, sepse kjo nuk do të thotë se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Meshkujt i pëlqejnë befasinë Edhe pse një dekolte e thellë, një fustan i shkurtër, peshqiri i lidhur për bel pas dushit gjithsesi se mund ta zgjojnë imagjinatën mashkullore, prapëseprapë ata i pëlqejnë gjërat konkrete. Trupi i femrës vlen ar, nëse dëshironi ta befasoni, mos u fshihni nën rrobat tuaja, por dhuron i 100% të vetes tuaj, pa rroba.

Meshkujt kanë frikë nga femrat e pavarura Kjo e pavërtetë sidomos nuk vlen për meshkujt më të rinj se 40 vjeç. Ata pëlqejnë të shoqërohen, njihen, punojnë dhe të jenë në lidhje me femrat e forta dhe të pavarura. Një partner me vetëbesim do të jetë krenar në partneren e tij të fortë e të pavarur dhe kurrë nuk do të mendojë se po e humb burrërinë.


 
  

  

Monstrën e Laprakës nuk e pranojnë as në burg
 
Asnjë i burgosur nuk do të pranonte të ndante qelinë e tij me një të akuzuar për pedofili. Ndaj Ardian Prenjasi, i cilësuar si monstra e Laprakës po i kalon ditët e tij të burgut në dhomat e izolimit në Policinë e Tiranës.

Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë për gazetën "Shqip" se kanë pasur informacione se ky i pandehur ka pasur probleme në qeli, ndërsa shumicën e kohës është mbajtur në dhomat e izolimit në Policinë e Tiranës.

"Gjatë kësaj periudhe, pas arrestimit të tij në mesin e muajit mars, ai është mbajtur në dhomat e izolimit në polici, kryesisht në Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ai është pyetur për ditë me radhë, ndërsa oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë prej tij të dhëna se ku mund ta kishte hedhur trupin e Julianit. Në një kohë, ai është transferuar në paraburgim, te 313 dhe te 302, por ka pasur probleme, pasi askush nuk ka preferuar të ndajë qelinë me një të akuzuar për pedofili.

Madje, informacionet flisnin se të arrestuarit e tjerë mund të ushtronin dhunë ndaj këtij të pandehuri, apo të kryenin edhe veprime të tjera", thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës.


   
 

Krizë politike në Itali, Napoletano nis bisedimet politike më 20 Mars

Romë -
Kaosi ka përfshirë dy dhomat e parlamentit në Itali, edhe pas dështimit për të zgjedhur kryetarët e tyre, asnjë marrëveshje nuk duket se është arritur nga negociatat e orëve të vona. Në pritje të votimeve të tjera për të zgjedhur presidentin e Senatit dhe atë të Dhomës së Ulët, liderët politikë janë takuar me njëri-tjetrin për të gjetur një rrugëzgjidhje. Por sic raportojnë mediat në Itali, duket se nuk është gjetur gjuha e kompromisit, edhe pse shpresat ekzistojnë ende.

Nga ana tjetër, presidenti italian, Xhorxho Napolitano i cili nis bisedimet më 20 Mars për krijimin e një Qeverie, më shumë se tre javë nga zgjedhjet e shkurtit, deklaroi se është e rëndësishme që kabineti aktual të vazhdojë të jetë nën drejtimin e kryeministrit Mario Monti, të cilin e cilëson person me autoritet, deri në krijimin e një kabineti të ri. Napolitano shprehu shpresën për zgjedhjen e kryetarëve të dhomave të parlamentit, duke bërë thirrje për përgjegjshmëri.

Partitë nga ana e tyre kanë sjellë emra të rinj kandidatësh, por asgjë nuk është e sigurtë. Ngërci politik që ka përfshirë Italinë rrezikon seriozisht të përkeqësojë edhe situatën e saj ekonomike, edhe kështu në gjendje delikate. Ka shqetësim se tregjet mund të nxiten të rrisin koston e huamarrjes për Italinë, ndërsa nga Qeveria e re pritet të vazhdojë reformat e domosdoshme të nisura nga Monti, për shkurtimin e deficitit dhe masa kursimi.

Media italiane e ka komentuar votimin e djeshëm në dy dhomat e parlamentit, si tym të zi të dyfishtë, duke iu referuar procedurave të zgjedhjes së papës. Në dhomën e lartë asnjë kandidat nuk ka arritur shumicën e domosdoshme, 161 vota për t'u zgjedhur president i Senatit. E njëjta gjë në Dhomën e Ulët.
 
 

 


Fiton Bayerni, po me kë luajti?
Bayern Munichu i e ka nëpërkëmbur atë që quhej skuadra më e mirë në botë – Barcelonën, duke e mposhtur me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Allianz Arena.

Blaugranët ishin kundërshtarë të lehtë për bavarezët në fraksionin e parë të lojës. Ata vetëm e qarkullonin topin në fushë dhe nuk shfaqnin aspak rrezik. Përkundër dominimit në posedimin e topit, mysafirët asnjëherë nuk e rrezikuan portën e Neuer. Leo Messi ishte i heshtur dhe vërehej se nuk është rikuperuar.

Nga ana tjetër, vendasit ishin mbresëlënës – të fortë në mbrojtje dhe të rrezikshëm sa herë që e kishin topin në posedim. Robben dërgoi një krosim në zonë, Dante e goditi me kokë në drejtim të portës, ndërsa aty arriti Thomas Mueller për të goditur me kokë dhe për ta mposhtur Valdesin (25').

SuperBayerni vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Robben harkoi nga këndi, Mueller e uli topin për Mario Gomez dhe gjermani e dyfishoi rezultatin (49') nga një pozitë e dyshimtë jashtë loje.

Arjen Robben pranoi një top nga Schweinsteiger e kaloi Jordi Alban, të cilin më pas e bllokoi Mueller (ndoshta me ndërhyrje të palejuar?) dhe holandezi e thelloi edhe më shumë avantazhin (73').

Bartra i pati dy raste për Blaugranët, mirëpo një mbrojtës e ka të vështirë të reagojë si duhet në fazën e sulmit.

Ai që e hapi serinë e golave edhe e mbylli atë. Alaba dërgoi një asistim të bukur drejt Thomas Mueller, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për vendasit (82').  

 



Zeman i dërgon sinjale Interit
Tre muaj pas lamtumirës së hidhur me Romën, Zdenek Zeman ridel në skenë. Ai flet për të shkruarën, sigurisht dhe për të ardhmen, por mbi të gjithë mbi zërat që e lidhin emrin e tij me stolin e Interit.

"Fakti që emri im përflitet për të marrë drejtimin e Interit më jep shumë kënaqësi. Asnjë trajner nuk do ta refuzonte Interin, problem është nëse të kërkojnë apo jo. Morati më vlerëson? Edhe unë e vlerësoj shumë, sepse ai përfaqëson figurën e një presidenti të apasionuar dhe të dashuruar me klubin e tij. Të shohim çfarë do të ndodhë", u shpreh ish tekniku i Romës.

Vlerësimi është reciprok, sepse edhe tifozët e Interit I kanë dalë në krah Zemanit në betejat e tij. Kur tekniku bohem u kthye në San Siro si kundërshtar, pjesa veriore e tifozërisë I dedikoi një banderolë ku shkruhej: "Nderim për Zemanin, ikonën e futbollit të pastër".

Kur Masimo Moratit iu bë një pyetje për moshën e ish-trajnerit të Romës ai u përgjigj se është i ri në ide. Dhe duke iu referuar fjalëve të presidentit zikaltër, Zeman u shpreh:

"Ndoshta e ka thënë këtë sepse jemi bashkëmoshatarë. Futbollistët e Interit janë në moshë të madhe? Problemi nuk është mosha, por serioziti me të cilin punohet. Mendoj se me Interin do të ndodhë dicka, ndoshta pak më vonë. Pastaj jam ende i lidhur në kontratë me Romën2, deklaroi Zeman.


 

  

Nëse Mou qëndron ikin 5 titullarë të rëndësishëm
Pesë "pesha të rënda" të formmacionit titullar të Real Madridit janë kundër Mourinhos. Eshtë ky titulli i madh i gazetës prestigjoze spanjolle "El Pais" që zbulon se portugezi nuk e ka më ekipin në anën e tij dhe këta 5 yje të ekipit ia kanë bërë të njohur qëndrimin e tyre Florentino Perez që nëse Mourinho qëndron, ata do të largohen.

Presidenti madrilène sipas "El Pais", kishte urdhëruar stafin të organizonte një sondazh formal në skuadër për të kuptuar se sa e dëshirojnë Mourinhhon dhe rezultati e ka frikësuar, 15 lojtarë të skuadrës nuk e duan më në skuadër Jose Mourinhon dhe nga këta 15, 5 janë siç thotë gazeta yjet ose "peshat e rënda" të skuadrës.

Nga 5 të tillë dy dihen botërisht që janë Iker Casillas dhe Sergio Ramos. Duke parë këtë situate, Perez është është penduar aq shumë që ka nënshkruar me Mourinhon sa është gati të falë klauzolën në kontratën e tij në rast largimi në fund të sezonit.

Vetë "Special One" deklaroi para ndeshjes me Betis se nuk është i trishtuar por as nuk i mungon lumturia në "Santiago Bernabeu" dhe se në fund të sezonit do të sqarojë të ardhmen me klubin madrilen.
 
 

 
 

Interi konfirmon interesimin për Gomezin
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka konfirmuar interesimin për sulmuesin e Catanias, Alejandro Gomez.

"Kishte shumë diskutime për Gomezin vitin e kaluar, por ju të gjithë e patë se si përfunduan gjërat".

"Natyrisht se ai do të ishte lojtarë i rëndësishëm për ta ndërtuar të ardhmen, por tani është ende herët për të biseduar për këtë", deklaroi Ausilio.

 

 
 


Raiola i thotë Juves të kthejnë Ibran!
Përfaqësuesi i Zlatan Ibrahimovicit, Mino Raiola, e ka inkurajuar Juventusin që ta transferojë klientin e tij gjatë verës. "Para gjashtë muajsh, Milani mendonte se transferimi i Balotellit ishte i pamundshëm. Por ata e bënë sakrificën e duhur, në kohën e duhur dhe ëndrra u bë realitet", ka thënë Raiola, i cili është edhe agjenti sulmuesit italian.

"Është e qartë se Bianconerët kanë nevojë për një top-lojtar. Aktualisht, mendoj se Zlatani mund t'ua garantojë suksesin maksimal. Karriera e tij dëshmon se profesionalizmi dhe vullneti për të luftuar në nivelin më të lartë, janë gjithmonë të pranishëm", ka shtuar agjenti për Gazzetta dello Sport.

Suedezi u largua nga Zonja e Vjetër në vitin 2006 pas skandalit Calciopoli, mirëpo forma e tij e mirë ka vazhduar me secilin klub ku ka luajtur dhe pas titujve në Serie A (Inter), La Liga (Barcelona) dhe sërish në Serie A (Milan), 31-vjeçari është në rrugë për t'u shpallur kampion edhe në Francë me PSG-në. 
 
 
 

Matthaus: Inter shfrytëzo presionin bavarez
Ish futbollisti i Gjermanisë dhe Inter Lothar Matthaus këshillon skuadrën e Andrea Stramaccionit që të besojë te fitorja kundër Juventus nesër në "San Siro", duke qenë se pragsfida me Bayern Munchen në çerekfinalet e Champions League i ka vënë në presion bardhezinjtë.

"E vërteta është që në këtë moment Inter ka një mal me probleme, sepse ndryshe nuk shpjegohen një mori me pikë që ka lënë rrugës.

Mirëpo kundër Juventus stimujt do të vijnë vetvetiu dhe, pavarësisht se bardhezinjtë janë shumë herë më të fortë, ata do lëshojnë jo pak në përqendrim, duke qenë që kanë nisur ta vuajnë që tani sfidën me Bayernin.

Sado të fortë psikologjikisht që të jenë, juventinët kanë nisur të mendojnë për Champions-in, ndaj Interi duhet ta shfrytëzojë këtë fakt për të fituar", deklaroi gjermani.
 

 



Cassano drejt Fenerbahçes
Antonio Cassano dhe Interi janë të destinuar t'i japin lamtumirën njëri-tjetrit në fund të sezonit. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane "Il Corrierre dello Sport", raporti i krisur mes tij dhe trajnerit Andrea Stramaccioni e ka shtyrë presidentin e Interit, Massimo Moratti, që ta nxjerrë në merkato sulmuesin barez.

Menaxheri i tij, Giuseppe Bozzo, po punon për t'i gjetur një skuadër të re lojtarit në fund të sezonit. Për momentin, ofertat e para për të kanë ardhur nga Katari dhe Turqia.

Fenerbahçe ka nisur bisedimet me ekipin e Interit për të transferuar në Turqi sulmuesin italian. 







Mazzarri trajneri më i paguar
Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis ka vendosur që t'i ofrojë një rrogë prej pasanikësh trajnerit aktual Walter Mazzarri. Mediat italiane shkruajnë se mes të dyve marrëveshja e re është shumë afër. De Laurentiis kërkon që ta ketë teknikun edhe për disa sezone të tjera te Napoli.

Sipas mediave italiane është çështje ditësh, përpara se kontrata e re të firmoset. Por njoftimi zyrtar do të bëhet deri kur të arrihet kualifikimi për në Champions League.

Mazzarri ka kërkuar gjithashtu edhe garanci për merkaton, ndërkohë që rroga e tij do të jetë 3.5 milionë euro në vit, më i paguari në Itali si trajner.

Kujtojmë që aktualisht, më i paguari në Serie A është trajneri i Juventus, Antonio Conte, me një rrogë sezonale prej 3 milionë eurosh.
 
   


Raiola i sygjeron Juventusit Ibrahimovicin
Ibrahimovic tëk Juventus? Tratativa konkrete nuk ka, por dicka në qetësi duket se po ndodh. Fjalët janë përhapur për shkak të dy gjërave kyce. E para, Ibra dëshiron të lërë Francën në fund të sezonit, dhe Prezenca e Raiolës në Torino.

Raiola ka thënë se pëlqimi nga të dyja palët për të arritur në një marveshje nuk mungon, por pengesa e vetme dhe jo e vogel, është paga qe Ibra përfiton në PSG, e cila është rreth 14mln euro. Suedezi ka një kontratë deri në 2016 me ekipin Francez






 
Constant: Allegri e ktheu Milanin në pretendentë
Mbrojtësi i Milanit, Kevin Constant, beson se trajneri i tij Massimiliano Allegri i ka të gjitha meritat për rikthimin në krye të tabelës.

Rossonerët e filluan shumë keq këtë edicion dhe në fund të nëntorit ishin të pozicionuar në pjesën e poshtme të tabelës, por pastaj filluan një seri të mirë të fitoreve për t'u pozicionuar tani në vendin e tretë në tabelë.

"E nisëm keq këtë sezon por jemi përmirësuar. Meritat për këtë i ka trajneri i cili arriti ta transmetojë mesazhin e tij tek të gjithë lojtarët", deklaroi Constant.






 

         

                                 VİDEOKLİP                                             VİP FOTO                                    

 

Copyright (c) 2009 - 2012 www.albplaneti.com - albplanete@hotmail.com 4 ziyaretçi (5 klik) kişi burdaydı!
Free counter and web stats
Parashikimi. MOTIT


Facebook Fan Page
Chat Albplaneti

[ Copy this | Start New | Full Size
Lajme nga DW-WORLD
Premier League
=> Sen de ücretsiz bir internet sitesi kurmak ister misin? O zaman burayı tıkla! <=