Menu
Shtepia
Teknologji
Horoskopi-Ditor
Live Score
AlbPlaneti CHAT
Justin TV
Interesante
Maximedia TV
Fun
Lojra
Kontaktoni me ne
Menu
Muzik Shqip
Foto Natyra
Foto Nga Shqiperia
Wallpaper
Video Klipe
Foto
Foto Auto
Foto Komike
Shkarko Programe
Shkarko Filma
Menu
Earth Cam LİVE
Telefono Falas
News
Parashikimi Motit

******AlbPlaneti******

Interesante

 
 
NASA paralajmëron: Diçka e çuditshme po ndodh me Diellin
"Diçka e paparashikuar po ndodh me Diellin," ka paralajmëruar NASA.

Ky parashikohej të ishte viti i maksimumit të aktivitetit diellor, kulmi i një cikli 11- vjeçar. Por siç tregon fotoja e mëposhtme, aktiviteti diellor është tepër i ulët. Ekspertët e NASA-s kanë mbetur të befasuar nga aktiviteti shumë i ulët i Diellit


 
 

Meshkuj, mjekra mbron nga kanceri i lëkurës, por ngadalëson edhe plakjen
Mjekrat kanë efekt të dobishëm në shëndet, veprojnë si njëfarëlloj izolatori dhe mbrojnë nga dhimbja e fytit dhe djegiet nga dielli, ndërsa lehtësojnë edhe astmën, të cilën e nxisin grimcat e polenit.

Trendi i mjekrës është kthyer dhe mjekrën e rritur e mbajnë edhe shumë yje hollivudiane, si Ben Affleck, George Clooney, Hugh Jackman dhe Joaquin Phoenix. Po ashtu rrezet UV tri herë më pak depërtojnë në lëkurën e qimeve të rritura sesa te meshkujt pa mjekër, shkruan "Daily Mail".

Qimet veprojnë si faktor mbrojtës dhe sa më të dendura që janë, mbrojtja është më e madhe. Por varësisht nga kjo, edhe meshkujve me mjekër u rekomandohet losioni me faktor mbrojtës, ka theksuar dermatologu, dr. Nick Lowe.

Astma. – Meshkujt me asmë, të cilën e shkakton poleni, pohojnë që mustaqet dhe mjekra ua zvogëlojnë simptomat. Mustaqet parandalojnë që grimcat të hyjnë në hundë dhe mushkëri, pohon Carol Walker nga qendra për trikologji në Birmingham. Disa ekspertë nuk pajtohen me këtë teori, kështu që thonë që mustaqet vetëm përkohësisht mund të mbajnë grimcat. Në rastin më të keq sasitë e mëdha të polenit, të cilat janë grumbulluar mund të nxisin reaksion të rrezikshëm alergjik.

Plakja. – Qimet në fytyrë mbrojnë lëkurën nga kushtet e pafavorshme të motit dhe ngadalësojnë plakjen. Ato parandalojnë humbjen e lagështisë dhe lëkura është vazhdimisht e hidratuar. Nëse aplikoni krem në lëkurën nën qime, lëkura më gjatë do mbajë lagështinë sesa fytyra pa mjekër, pohon dr. Lowe.

Po ashtu meshkujt kanë lëkurë më të trashë sesa femrat, e cila është më rezistuese në dëmtime, ndërsa mjekra i mbron edhe më shumë, ka shtuar ai. Kolla dhe dhimbja e fytit.

– Mjekra e cila shtrihet nëpër qafë krijon shtresë mbrojtëse dhe mban nxehtësinë, ndërsa parandalon kollën dhe dhimbjen e fytit. Qimet veprojnë si izolator i llojit të vet dhe ndihmojnë gjatë muajve të ftohtë, ka shtuar Walker.
 

 
 

  

I pret kokën mamasë dhe bën foto (foto)
Bahsid McLean, një 23-vjeçar amerikan, i ka prerë kokën nënës së tij, 45-vjeçares Tanya Byrd, e më pas ka bërë foto me të.

Policia ka gjetur në celularin e vrasësit pamje makabër ku ai kishte pozuar me kokën e gjakosur dhe me pjesë të tjera të trupit të viktimës. Më pas, Bahsid i ka hedhur gjymtyrët në katër vende të ndryshme të Bronksit Jugor (Nju Jork).

Sipas policisë, 23-vjeçari e ka vrarë nënën e tij pasi kjo e fundit i kishte kërkuar të gjente një punë dhe të largohej nga apartamenti i saj. Ai e ka goditur fillimisht me thikë e më pas e ka ndarë në pjesë me sharrë elektrike.





Një burim nga policia theksoi për 'The New York Post': "Nuk më ka zënë gjumi natën nga fotot që kam parë. Është e tmerrshme ajo që ai i ka bërë nënës së tij. Është e qartë që ky djalë është shumë i sëmurë mendërisht." |tch|
 

 


Bluzet më të shëmtuara në futboll (foto)
Bluza që skuadra e Barcelonës mbante veshur në ndeshjen kundër Milanit, në Champions League është konsideruar si më e tmerrshmja e tyre.

Ajo bluze e së mërkurës solli ndërmend shumë të tjera të shëmtuara në botën e futbollit. Ja disa prej tyre!







 

 



Bebet gjumë në të ftohtë
A do ta linit beben apo femijën tuaj jashte në të ftohte, ndersa merr nje sy gjume? Pjesa më e madhe e prinderve nordik as do ta mendonin dy here.

Për ta është pjesë e rutinës ditore. Gjate dites, në dimër, kur temperaturat në Stokholm arrijne minus 5 grade Celsius, është e zakonshme të shohesh karroca jashtë bareve apo restoranteve. Nëse prindërit vendosin t'i marrin foshnjat tek miqte, atyre nuk do ti ofrohej dhoma e gjumit, por oborri apo ballkoni.

Lisa Mardon, një nene e tre femijeve qe jeton në kryeqytetin e Suedise thote se e ka perdorur kete metode per per te gjithe femijet. Djali me i vogel, Alfredi eshte dy vjec dhe ajo e le te fleje jashte ne karrocen e tij, per nje ore e gjysem. Edhe i ati i Lisës, kur ishte i vogël, flinte jashte ne karrocen e tij vetëm kur temperatura shkonte minus 10 grade celsius, e ema e fuste brenda.

T'i lesh femijet te marrin nje sy gjume ne ajer te paster, qofte ne vere apo dhe ne dimer, i ndihmon ata t'i bejne balle virozave te ndryshme. Shume prinder besojne se femijet e tyre bejne gjume te qete ne ajer te paster. Nje studiuese ne Finland thote se "gjumi i dites ne ajer te paster" eshte nje metode shume popullore ne te gjithe vendet nordike dhe sipas nje sondazhi, "shume prinder e mbeshtesin kete".
 
 


  
Francezët janë më dembelët dhe që flasin shumë
Një miliarder amerikan ka refuzuar që të shpëtojë një fabrikë gomash në veri të Francës, për shkak se punonjësit janë "dembelë, të mbipaguar dhe flasin shumë". Maurice Taylor, pronar i gjigandit Titan, tha se nuk do të shpëtojë nga mbyllja duke e blerë një fabrikë të GoodYear. Mbyllja e fabrikës do të sillte humbjen e 1.170 vendeve të punës.

Por ministri i Industrisë në Francë, Arnaud Montebourg është përgjigjur duke thënë se ai ka një injorancë totale për Francën. Sipas tij, në Francë janë 20 mijë firma të huaja, që punësojnë 2 milion njerëz.

"E kam vizituar fabrikën disa herë. Punonjësit paguhen shumë dhe punojnë vetëm tre orë. Marrin nga një orë pushim për të ngrënë dhe për tu relaksuar. Pastaj flasin për tre orë. Kur u thashë sindikatave këtë gjë, më thanë se ky është stili francez," është shprehur Taylor.

 
 
Copyright (c) 2009 - 2012 www.albplaneti.com - albplanete@hotmail.com 6 ziyaretçi (53 klik) kişi burdaydı!
Free counter and web stats
Parashikimi. MOTIT


Facebook Fan Page
Chat Albplaneti

[ Copy this | Start New | Full Size
Lajme nga DW-WORLD
Premier League
=> Sen de ücretsiz bir internet sitesi kurmak ister misin? O zaman burayı tıkla! <=