Menu
Shtepia
Teknologji
Horoskopi-Ditor
Live Score
AlbPlaneti CHAT
Justin TV
Interesante
Maximedia TV
Fun
Lojra
Kontaktoni me ne
Menu
Muzik Shqip
Foto Natyra
Foto Nga Shqiperia
Wallpaper
Video Klipe
Foto
Foto Auto
Foto Komike
Shkarko Programe
Shkarko Filma
Menu
Earth Cam LİVE
Telefono Falas
News
Parashikimi Motit

******AlbPlaneti******

Yeni sayfanrktrın başlığı

ayrac 

Kater cmime per Lady Gaga'n.

 

Superylli botëror, Lady Gaga, ka konfirmuar dominimin e saj në muzikën pop gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve MTV EMA 2011 në Belfast, duke rrëmbyer katër çmime në Odyssey Arena.

Ajo triumfoi në konkurrencat Best Female, Best Song, Best Video dhe Biggest Fan.

Nga ana tjetër, Justin Bieber, Bruno Mars dhe “Thirty Seconds to Mars” morën nga dy trofe. Bieber triumfoi në kategoritë Best Male dhe Best Pop.

ayrac

Berlusconi: Femija i lindur i Carla Brunit nuk eshte i Sarkozy.

 

Gjate bisedes telefonike mes Berlusconit dhe mikut te tij Lavitola, hetuesit, sipas nje blog-u te njohur italian, kane mundur te kapin edhe nje batute lidhur me atesine e femijes se zonjes se pare te Frances Carla Bruni.

Ne vijim te batutave te tij, mesohet qe Berlusconi te kete thene se femija e ardhshme nuk eshte ne te vertete e Sarkozy-se, bashkshortit te Carla-s dhe njekohesisht kryeminister i Frances.

Pas kesaj eshte shume e pritshme qe deshira e Sarkozy-se per te takuar Berlusconin ne takimin e kesaj te djele ne Bruksel te jete afersisht zero.

ayrac

Foto lesbike e Manuela Arcurit, karrem per Berlusconin.

 

Fotoja e bashkangjitur eshte marre ne 9 korrik te vitit 2008. Ne te shihet mire vec Manuela Arcurit edhe Francesca Lana, nje nga vajzat e haremit te Berlusconit.
Sipas arsyetimeve te gazetes se mesiperme, Manuela e pergjegjshme per efektin e kesaj fot tek Berlusconi, ka qene e interesuar ta beje per nje vend ne show-n televiziv te Mediset-it Fattoria.

ayrac

10 skandalet me te medha ne politike.

 

Ja cilat jane 10 skandalet me te medha ne politike,te cilat kane bere me shume buje.

1. Bill Klinton. I njohur skandali i tij me Monika Lewinskin, ish shtazhjere e Shtepise se Bardhe ne kohen qe ai ishte President i SHBA.

2. Larry Craig, ish senator republikan i shtetit te Idaho-se. Ne vitin 2007 eshte arrestuar me akuzen e ngacmimit seksual ( gay )ndaj nje polici ne detyre.

3. Ilkka Kanerva, ish minister i jashtem i Finlandes. Ne vitin 2008 eshte detyruar te jape doreheqjen ne vijim te akuzave per ngacmim seksual ndaj nje vajze.

4. Pierro Marrazzo, ish presidenti rajonit te Lazios, akuzuar per mardhenie me nje transeksual. Pasi pranoi akuzen u detyrua te jape doreheqje ne vitin 2009.

5. Jaqui Smith, minister i brendshem i Britanise se Madhe, eshte detyruar te dorehiqet pasi u vertetua se kish financuar prodhimi e dy filmave porno nga parate publike. Me pas ktheu tere parate e perdorura per kete qellim.

6 Moshe Katsav, ish president i Izraelit. Ne vitin 2009 eshte akuzuar per skandale me sfond seksual. Eshte arrestuar ne vitin 2011.

7 Silvio Berlusconi, kryeminister aktual i Italise. Ne vitin 2009 eshte akuzuar per skandalet e tij seksuale tashme te njohura te cilat cuan edhe ne divorcin e tij nga e shoqja Veronika. Nuk ka dhene doreheqje.

8. Anthony Weiner, deputet i partise demokrate ne New York, protagonist i nje skandali seksual ne internet.

9. Arnold Shwarzenegger, aktor, bodybuilder dhe guvernator i Kalifornise, i njohur per ndarjen e tij nga e shoqja me te cilen kishte 4 femije dhe 25 vjet martese. Shkaku i divorcit ishte egzistenca e nje femije ilegal te cilin ai pranoi se e kishte patur me ish guvernanten e shtepise.

10. Domique Strauss Kahn, ish drejtor i FMN-se, i akuzuar nga nje punonjese hoteli per perdhunim, i dorehequr.

ayrac

Reagime per foton e Miss Kosova me Miss Serbia.

 

BRAZIL- Miss Serbia, Anja Sranoviç është hedhur në mbrojtje pas publikimit të një fotoje me Miss Kosovën, Afërdita Dreshaj në kuadër të Miss Universe që po mbahet në Brazil.

Fotoja duket se ka shqetësuar nacionalistët serb të cilët veprimin e bukuroshes së tyre e kanë barazvlerësuar me “njohje të pavarësisë së Kosovës”

“Kjo fotografi është bërë gjatë pauzës mes dy xhirimeve. Organizatorët e Miss Universe kanë kërkuar mbajtjen e marrëdhënieve të mira mes vajzave dhe kështu fotografitë me cilëndo vajzë që merr pjesë në këtë kompteticion, nuk kanë lidhje me politikën”- ka deklaruar Anja për gazetën Kurir.

Ajo tha se nuk ishte shumë dakord me propozimin e organizatorëve, por se “‘sjelljen e mirë e bart nga vendi nga vjen’. Sipas saj “do të ishte e pandershme para të gjithëve t’i shmangesha fotografisë”

Më pas Miss Serbia ka treguar se është plotësisht në mbështetje të luftës së vendit të saj,  fotoja nuk është aspak njohje e pavarësisë së Kosovës, por një sjellje kulturore në nivel personal.

“Kur do të flas zyrtarisht, unë do të them se Kosova është Serbi dhe Jerusalemi serb”, ka deklaruar Anja Sranoviç.

ayrac

Kur do te rinis Big Brother 5?

 

Edicioni i 4 i Big Brother Albanian vitin e kaluar filloi diku ne dhjetor sepse kishin pergaditur nje edicion ku banoret do t’i festonin festat e fund vitit ne shtepin e famshe Big Brother Albania.

Sa i perket edictionit te 5 ne te gjithe jemi kureshtar se a do te kete perseritje e te njejtit stil te Big Brother-it edhe kete edicion. Te shpresojm te gjithe se bashku se edicioni i 5-te te filloj sa me shpejt qe te argetohemi me kete emision.

ayrac

Qeveria ne kater rrota.

 

Më mirë vetura luksoze, sesa investime kapitale. Kështu kanë vendosur disa ministri të Qeverisë së Kosovës, me aprovim të kryeministrit Hashim Thaçi, që qindra mijëra euro të planifikuara në fillim të vitit për shpenzime kapitale në vend, t’i zëvendësojnë me blerje të veturave. 

Disa ministra, siç është ai i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, 50 mijë euro të parapara për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në kuadër të projektit “Turizmi Kulturor i Kosovës” ka vendosur t’i rialokojë në blerje të veturës. 

Ndërsa ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka hequr dorë nga blerja e pajisjeve teknologjike në vlerë prej 60 mijë euro, duke i dhënë përparësi kështu blerjes së veturave për administratë. 

Në anën tjetër, ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend kritikojnë ashpër ekzekutivin e vendit në lidhje me shpenzimet astronomike, siç thonë ata, për luks. 
Sipas tyre, në fillim të mandatit të parë si kryeministër, Hashim Thaçi kishte premtuar uljen e shpenzimeve të luksit, duke i zëvendësuar ato me investime kapitale. Mirëpo, kjo ka dëshmuar të kundërtën gjatë mandatit të kësaj qeverie, thonë ata.

ayrac

Nena e dy vajzave te mbytura ne Itali pret trupat.

 

Dyert e mortit janë hapur nga të afërmit e kësaj familje, ndërkohë që pritet mbërritja e trupave të pajetë të nënës 28-vjecare Shpresa, si dhe dy vajzave të saj Xhoja 8 vjece dhe Janisa që për pak mbushte 1 vjec.

“Ishalla nuk shohim më si këto tragjedi”, shprehet një familjare.
“Shkojnë të punojnë në emgrim e të vijnë tre kufoma..”, komenton një i afërm.

Të afërmit rrëfejnë se bashkëshorti i Shpresës, Flamuri ndodhet ende në gjendje shoku për humbjen e gruas dhe vajzave të tij. Ceremona e lamtumirës së tre viktimave pritet të zhvillohet në orën 13:00 të së martës.|Bw|

ayrac

Kosova mund te kerkoje te perdore kodin e telefonise se Shqiperise per t'u Lidhur.

 

Zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomike thonë se Kosova mund të kërkojë që të përdorë kodin e telefonisë së Shqipërisë, për të gjitha telefonitë në Kosovë.

Në mungesë të kodit shtetëror të telefonisë fikse, Kosova, tash e tre vjet shtet shfrytëzon kodin e Serbisë, e cila për një vit fiton nga vendi ynë rreth 50 milionë euro.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës pohojnë se Kosova ka të drejtë dhe duhet të kërkojë përkohësisht kodin e telefonisë së Shqipërisë. Po ashtu, njohësit e çështjeve të telekomunikacionit deklarojnë se autoritetet nga Kosova duhet të kërkojnë që vendi ta përdorë kodin e telefonisë fikse të Shqipërisë, sepse me Shqipërinë jemi një komb.

Aziz Sefedini, njohës i çështjeve të telekomunikacionit, thotë Bota Sot se Kosova duhet patjetër ta ketë kodin e vet telefonik dhe për të arritur këtë qëllim duhet të punohet edhe më shumë. /Telegrafi/

ayrac

Milito: Mund te largohem.

 

Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka pranuar se mund të largohet nga zikaltrit, ndërkohë që spekulohet se ai mund të rikthehet te Genoa.

32-vjeçari u transferua në Meazza në vitin 2009, ndërsa shkëlqeu në sezonin e parë me Nerazzurët, duke fituar të gjitha trofetë e mundshëm. Mirëpo, argjentinasi nuk po arrin ta gjejë formën e dikurshme gjatë këtij sezoni, ashtu që spekulohet se mund ta braktisë Interin.

“A mund të largohem nga Interi? Kurrë s’i dihet se çfarë mund të ndodhë në futboll”, ka thënë Milito për Il Corriere dello Sport, duke shtuar se presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, e pëlqen atë dhe ai i është falënderues që e ka sjellë në Itali.

Megjithatë, ka theksuar se akoma është lojtar i Interit dhe po mendon për këtë skuadër, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2014.

ayrac

Ibra: Do ta pershendes Guardiolen.

 

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se ai është i gatshëm të përshëndesë trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në San Siro.

Ibra ka zbuluar përplasjet me Guardiolën në librin e tij të ri autobiografik dhe refuzoi të flasë me të kur dy ekipet u takuan në parasezon në Munich.

Suedezi nuk udhëtoi në Barcelona me ekipin më herët gjatë këtij sezoni, por do të jetë në fushë në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve në Milano.

“Si do ta mirëpres Guardiolën kur ai të vijë në San Siro? Do ta përshëndes atë pastaj do të shohim çfarë ai do të bëjë”, ka thënë Ibra.

ayrac

Delio Rossi trainier i ri i Fiorentines.

 

Klubi i Fiorentinas ka njoftuar se Delio Rossi është angazhuar si trajner i skuadrës.

Ish-trajneri i Lazios dhe Palermos, 51-vjeçar, merr drejtimin e Violas, pasi klubi shkarkoi Sinisa Mihajlovicin për shkak të startit zhgënjyes të sezonit.

Rossi ka nënshkruar kontratë, e cila e mban te Fiorentina deri në qershor të vitit 2013, ndërsa ndeshjen e parë kampionale do ta zhvillojë ndaj Milanit më 19 nëntor.

ayrac

Arsenali pas Mario Gatzes.

 

Emisarë të Arsenalit kanë qëndruar gjatë fundjavës në Gjermani për të vëzhguar talentin e Borussia Dortmund, Mario Gotze.

"Daily Mail" shkruan se klubi gjerman nuk dëshiron ta shesë mesfushorin në janar dhe gjatë verës do të marrë parasysh vetëm ofertat që fillojnë nga 20 milionë euro e sipër.

19-vjeçari shënoi dy gola në fitoren 5-1 të së shtunës ndaj Wolfsburg, dhe pas ndeshjes deklaroi: “Jam vërtet i lumtur këtu. Kjo është e gjitha” por te ardhmes asnjeher nuk i dihet.

ayrac

Ferguson: Kemi nje skuader fantastike.

 

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ishte i kënaqur me ekipin e tij pas fitores në Kupën Carling te Aldershot.

"Ata gjithmonë më japin shtytje. Është vështirë të zgjedhësh një ekip kur ke aq shumë lojtarë të mirë. Ne kemi një ekip fantastik. Kjo është arsyeja se pse duhej t'i luaj këta lojtarë sonte. Ata kishin nevojë për ndeshje, ata nuk kanë pasur shumë paraqitje në ekipin e parë, të jem i sinqertë, sepse qëndrueshmëria e ekipit ka qenë shumë e mirë – nuk kemi pasur nevojë të bëjmë ndonjë ndryshim".

"Por aty është Michael Owen – secilën herë që luan, ai shënon. Është një rekord fantastik që ai ka. si është një profesionist. Dimitar Berbatov ka pasur një ndeshje fantastike sot dhe shënoi një gol të tmerrshëm nga një futboll i shkëlqyeshëm".

"Andaj ata të gjithë ia kanë dalë mirë, Valencia, Thomas Cleverley i kthyer është një gjë e mirë për ne pasi ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Vida fitoi edhe 90 minuta të tjera. Mendoj se ai kishte nevojë", ka thënë Fergie.

ayrac

Ja 10 klubet me te pasura te botes.

 

Real Madrid kryeson listën e 10 klubeve të futbollit më të pasura në Botë me një vlerë prej 438.6 milionë euro dhe ndiqet nga Barcelona, Manchester United dhe Bayern Mynih. I fundit lshtë klubi i Juventus.

Në Top 10 e klubeve kemi 1 gjermane, 2 spanjolle,3 italiane dhe 4 angleze.



 

1.Real Madrid: 438.6 milionë Euro

2.Barcelona: 398.1 milionë Euro

3.Manchester Utd: 349.8 milionë Euro

4.Bayern Mynih: 323 milionë Euro

5.Arsenal: 274.1 milionë Euro

6.Chelsea: 255.9 milionë Euro

7. Milan: 235.8 milionë Euro

8.Liverpool: 225.3 milionë Euro

9.Inter 224.8 milionë Euro

10.Juventus: 205 milionë Euro.

ayrac

Percaktohen datat e ndeshjeve te palujatura ne Seria A.

 

Ndeshja midis Genoa dhe Inter Milan Serie A nuk u zhvillua të dielën në orën 12.30 sipas kalendarit per shkak te përmbytjes qe u krijua ne  Genoa,dhe do të zhvillohet te  martën ne 13 dhjetor  ora 20,45. 

Ndeshja Napoli-Juventus edhe kjo e shtyre per shkak te kohes se keqe eshte vendosur per t'u luajtur ne daten 29 nëntor ora 20,45.  Atalanta Napoli,e planifikuar per tu luajtur të dielën,do te luhet  me 27 nëntor, ne oren 20:45.

ayrac
Copyright (c) 2009 - 2012 www.albplaneti.com - albplanete@hotmail.com 6 ziyaretçi (65 klik) kişi burdaydı!
Free counter and web stats
Parashikimi. MOTIT


Facebook Fan Page
Chat Albplaneti

[ Copy this | Start New | Full Size
Lajme nga DW-WORLD
Premier League
=> Sen de ücretsiz bir internet sitesi kurmak ister misin? O zaman burayı tıkla! <=