Menu
Shtepia
Teknologji
Horoskopi-Ditor
Live Score
AlbPlaneti CHAT
Justin TV
Interesante
Maximedia TV
Fun
Lojra
Kontaktoni me ne
Menu
Muzik Shqip
Foto Natyra
Foto Nga Shqiperia
Wallpaper
Video Klipe
Foto
Foto Auto
Foto Komike
Shkarko Programe
Shkarko Filma
Menu
Earth Cam LİVE
Telefono Falas
News
Parashikimi Motit

******AlbPlaneti******

..::Vip::..

Ky eshte albplaneti
VİP

 

Michael Jackson dhe Fredi Merkuri Mund të ishte disku më i bukur i historisë, por mbreti i pop-it dhe Fredi Mërkuri nuk arritën ta përfundonin. Ja prapaskenat e ditës kur dy legjendat e muzikës kënduan së bashku "Dukeshin si dy fëmijë në një kënd lojërash: t‘i shihje bashkë në studion e regjistrimit, ishte një spektakël i mrekullueshëm. spektakel koti Flisnin me duar e me këmbë, i drejtonin duart nga qielli dhe shkriheshin së qeshuri kur njëri prej tyre ngatërronte ndonjë notë". Keta te dy ishin...

  

P.Diddy:Nuk kam soke te vertete
http://image3.examiner.com/images/blog/EXID12201/images/p_diddy.jpg
Puff Diddy ka thënë se atij i pëlqen të shfrytëzojë Twitter pasi kjo endihmon atij të ruajë kontaktin me fansat e tij. Reperi ka thënë për “Daily Star” se kjo faqe e internetit shpesh zëvendëson shoqërinë e tij, pasi ai mundohet shumë për të pasur shokë të vërtetë.


“Twitter më jep rastin së paku të kem një lloj kontakti ndërveprues human. Vërtet nuk kam shumë miq. “Nuk kam miq pasi punoj shumë, dhe meqë punoj shumë nuk kam miq të mirë. Miqtë duhen të jenë aty gjithmonë për ju”, ka thënë Diddy.

 

Lohan,nis burgimi 3 mujor
Lohan, sot nis burgimi 3 mujor
Lindsay Lohan do hyjë në burgun e Lynwood të Los Angeles pasi u dënua me 90 ditë heqje lirie për mosrespektim të masës së dhënë nga gjykatësja pasi u kap e dehur në timon. Sipas burimeve, dënimi mund të shkurtohet për shkak të mbipopullimit të burgut dhe “krimi” cilësohet jo i rëndë. Aktorja 24 vjecare që premtonte një karrierë të madhe u dënua në 6 korrik nga gjykata e Beverly Hills pasi nuk u paraqit në seancat e programit të rehabilitimit dhe nuk u paraqit në gjykatë.
Në vitin 2007 ajo u ndalua 2 herë në gjendje të dehur në timon. Ndërkohë, pas daljes nga burgu, Lohan do marrë pjesë në xhirimet e filmit për pornostaren Linda Lovelace.

 

Stallone:Lendimet ogure te mira
Sylvester Stallone, Foto: Getty Images
Aktori legjendar i filmave aksion, Sylvester Stallone, është i bindur se lëndimet nëpër setet e filmave janë ogure të mira, sepse filmat ku ai ishte i lënduar dolën të suksesshëm.

64-vjeçari kurrë nuk është frikësuar të luajë role të cilat rrezikonin jetën e tij nëpër filma, sepse, sipas tij, rrezikimi i shëndetit gjithnjë është shpaguar.

“Është ogur i mirë. Çdo film në të cilin jam lënduar, ka dalë të jetë i mrekullueshëm. Te ‘Rocky II’ kisha 60 shpime, te ‘Rocky III’ kisha marramendje, te ‘Rambo’ e përdrodha arterien. Të gjithë këta filma janë të suksesshëm”, theksoi Stallone.

 

Al pacino;Kam shitur trupin tim per te mbijetuar.
http://plotek.files.wordpress.com/2009/03/al-pacino.jpg
Legjenda hollivudiane Al Pacino e ka shitur trupin e tij për ushqim dhe kulm mbi kokë gjatë kohës kur kishte jetuar në Sicili.

Ylli i filmit “The Godfather” ka kaluar një pjesë të kohës në vendlindjen e tij në vitin 1960, pasi ishte larguar nga shkolla për të ndjekur ëndrrën e tij hollivudiane. Ai e kishte pasur të vështirë të siguronte vendbanim dhe ushqim gjatë udhëtimeve të tij, kështu që kishte vendosur ta ofrojë trupin e tij si shkëmbim.
“Në moshën 20-vjeçare, kam jetuar në Sicili duke shitur vlerën e vetme që kisha-trupin tim. Një femër më e moshuar më ofronte ushqim dhe strehë për seks. Zgjohesha në mëngjes, dhe nuk më pëlqente vetja për këtë gjë”, ka shpjeguar aktori.

 

Rihanna Keshillon vajzat, mos mbani djetehttp://www.femerore.com/wp-content/uploads/2009/02/rihanna.jpg Rihanna ka këshilluar vajzat e reja që të mos mbajnë dieta drastike për të arritur formësimin e trupit të një modeleje, duke insistuar, se ‘pesha zero’, nuk është e nevojshme për trupin e aq më pak e shëndetshme.

22- vjeçarja, që është e njohur për figurën e saj permanente dhe sensin e stilit të saj, brengoset se industria e modës, është duke i detyruar vajzat të mbajnë një qëndrim jo të shëndetshëm, duke bërë që ato të mbajnë dieta drastike.“Nuk duhet të jeni nën presionin e të qenit e hollë nga industria e modës, sepse ata duan modele të cilat janë manekine njerëzore. Ata e dinë, që kur ne e shohim një kukull në ndonjë dyqan, veshja në të na pëlqen dhe ne e blejmë, pa marrë parasysh peshën tonë. Kjo është arsyeja pse ata dëshirojnë modele me ‘peshë zero’, ata dëshirojnë t’i shesin rrobat”.

“Ju duhet të kujtoheni se nuk është praktike ose e mundshme që një femër e zakonshme të duket ashtu. ‘Pesha zero’ është një karrierë më vete, kështu që ne nuk duhet ta provojmë atë. Nuk është realiste dhe e shëndetshme”, tha Rihanna për revistën You.

 

Obama-Michelle,pervjetor ne restorant modest.
http://z.about.com/d/accessories/1/0/3/I/-/-/barack-obama-michelle-obama.jpg
Presidenti Amerikan, Barak Obama ka treguar se perhere e gjen pak kohe per jeten e tij private.

Disa jave me pare ai la me goje hapur nje shites pasi iu shfaq papritur ne banak, i veshur sportiv, ndersa te shpeshta jane edhe shetitjet e apo lojerat me vajzat e tij. Kete here, kreu i Shtepise se Bardhe ka menduar edhe per bashkeshorten, Michelle Obama, me te cilen ka festuar 17 vjetorin e marteses.
Cifti presidencial nuk ka dale jashte kryeqytetit per te festuar kete pervjetor. Ata jane mjaftuar me nje darken e “Blueduck Tavern”, nje restorant ne West End mes “Dupont Circle” dhe “Georgetown”. Darka mbaroi ne oren 21:15, ndersa restoranti ne fjale pasqyron shpirtin dhe jeten e thjeshte te familjes me te njohur amerikane pasi cmimet nuk jane shume te kripura.

 

Stone pozon nudo.http://www.ruggedelegantliving.com/a/images/Sharon.Stone.Ageless.2005.jpg Sharon Stone nuk njeh moshë, pasi aktorja ka pozuar lakuriqe për një revistë franceze.

Ylli i filit “Casino”, thuhet se ka vendosur të veshë vetëm një korse të zezë seksi dhe take me lidhëse për fotografitë e reja të saj.

“A ka ndonjë moshë kur duhet të ndaloni të bëni gjëra të caktuara, si për shembull të tregoni trupin? Ato fotografi nuk janë asgjë më shumë se sa unë vetë. Jeta ime nuk ka ndryshuar në moshën 50-vjeçare. Unë nuk e ndryshoj”, ka thënë aktorja.

 

Hilton;Virgjeria nuk ka vlere.Hilton: Virgjeria nuk eshte vlere Seksi eshte dicka e mrekullueshme. Eshte e bindur Paris Hilton, e cila ka shprehur mendimin e saj per erosin ne revisten "Star Magazine". "Kur e deshironi pa mase partnerin, ju sugjeroj qe te futeni ne nje vaske me vere. Ka efekte te jashtezakonshme", keshillon Paris.Ajo tregon se si ka patur me shume se 20 meshkuj brenda nates dhe se kete rekord ia ka treguar me krenari shoqeve te saj. Mes partnereve te saj, Hilton ka patur grekun Stavros Niarchos, muzikantin Benji Madden,modelin Jason Shaw,milioneret Paris Latsis, Joe Francis dhe Jamie Padgett.
"Virgjeria nuk eshte vlere, perkundrazi eshte forme injorance. Duhet t'i njohesh meshkujt sa me mire te jete e mundur. Ndonjehere femrat hiqen me puritane dhe fshehin deshirat e tyre. Kategoria e femrave me te lirshme, jane me te sinqerta. Mendoj se edhe vajzat e reja duhet te ndjekin shembullin tim dhe te kene marredhenie seksuale te shpeshta me partneret", u shpreh Paris.

 

Gruaja e Scharzenegger,thyen rregullatGruaja e Schwarzenegger, thyen rregullat e te shoqit Arnold Schwarzenegger ka lejuar ndermarrjen e sanksioneve ligjore kunder bashkeshortes se tij Maria Shiver, e cila eshte fotografuar teksa telefononte ne timon.

“Terminatori” ka firmosur vitin e shkuar nje ligj qe ndalon kalifornianet te telefonojne teksa jane duke drejtuar makinen. Por duket se ka qene vete pjesetarja e familjes se tij qe ka thyer kete rregull. Schwarzenegger ka falenderuar ne rrjetin social “Twitter”, “Tmz” faqen qe ka publikuar imazhet e zonjes se pare kaliforniane te kapur duke kryer shkeljen. “Faleminderit qe sollet kete shkelje ne vemendjen time, do te veproje menjehere!”, tha guvernatori i Kalifornise



Copyright (c) 2009 - 2012 www.albplaneti.com - albplanete@hotmail.com 2 ziyaretçi (29 klik) kişi burdaydı!
Free counter and web stats
Parashikimi. MOTIT


Facebook Fan Page
Chat Albplaneti

[ Copy this | Start New | Full Size
Lajme nga DW-WORLD
Premier League
Bu web sitesi ücretsiz olarak Bedava-Sitem.com ile oluşturulmuştur. Siz de kendi web sitenizi kurmak ister misiniz?
Ücretsiz kaydol