Menu
Shtepia
Teknologji
Horoskopi-Ditor
Live Score
AlbPlaneti CHAT
Justin TV
Interesante
Maximedia TV
Fun
Lojra
Kontaktoni me ne
Menu
Muzik Shqip
Foto Natyra
Foto Nga Shqiperia
Wallpaper
Video Klipe
Foto
Foto Auto
Foto Komike
Shkarko Programe
Shkarko Filma
Menu
Earth Cam LİVE
Telefono Falas
News
Parashikimi Motit

******AlbPlaneti******

Teknologji







 

Nokia dhe Apple kundër Samsung
Prodhuesi i famshëm finlandez, kompania Nokia e ka mbështetur iniciativën e rivalit Apple për të ndaluar shitjen e produkteve të liderit botëror të telefonave mobil, kompanisë Samsung, me arsyetimin se disa prej produkteve të kësaj të fundit po i shkatërrojnë patentat dhe markat e mbrojtura.

Gjatë muajit gusht të vitit të kaluar, një gjykatë amerikane e pati urdhëruar kompaninë Samsung të paguajë një gjobë masive në vlerë prej mbi 1 miliardë dollarësh, ndaj palës së dëmtuar që në atë rast ishte rivali i saj, kompania Apple, lidhur me shkeljen e patentave të regjistruara të produkteve të saj të famshme, si iPad dhe iPhone, ndërsa po e njëjta gjykatë kishte kundërshtuar kërkesen e Apple për ndalimin e shitjeve për 26 produktet e Samsung.

Megjithatë, Apple ka apeluar ndaj këtij vendimi të gjykatës dhe kërkesës së gjigantit amerikan tani i është bashkëngjitur edhe kompania finlandeze Nokia.

Në arsyetimin e saj për mbrojtjen e patentave, Nokia ka thënë se vetëm patentat që mundësojnë përdorimin e teknologjisë për të mirën e përgjithshme do të duhej të lejohen.

Mediat megjithatë janë befasuar me faktin se Nokia i është bashkuar kompanisë Apple, duke marrë parasysh betejën midis këtyre dy kompanive e cila kishte ndodhur në 2009, pikërisht për shkak të mospajtimeve për përdorim të patentave.

Shumica prej 26 produkteve të kompanisë Samsung të cilat kërkohen që mos të shiten në treg, tashmë edhe nuk shiten, duke përfshirë edhe produktet e famshme të Samsung, si telefoni Galaxy SII.

 

BE, 541 mln euro gjobë për Microsoft
Komisioni Europian për Konkurencë gjobiti me 561 milion euro Microsoft për monopol në tregun e shfletuesve (browser) duke u ofruar klientëve të sistemit të tij vetëm Internet Explorer, një produkt i vetë kompanisë.

Në vitin 2010 Microsoft, pas kërkesës së BE-së për t'u përshtatur me ligjet e unionit për konkurencën dhe kundër monopoleve, shtoi në sistemet e tij Windows 7 mundësinë e zgjedhjes të shfletuesit (browser) nga vetë klienti.

Por kjo mundësi zgjedhjeje u hoq nga të gjitha sistemet Windows 7 në shkurt të 2011 pas një përditësimi (update) që Microsoft ndërmori. Vetë kompania e cilësoi këtë një "gabim teknik", por komisioneri i BE-së, Joaquin Almunia tha se rasti në fjalë ishte i paprecedentë dhe premtoi ndëshkimin e të gjitha kompanive që dhunojnë ligjet e BE-së duke mos mbajtur premtimet e tyre.

Teorikisht, Komisioni mund të kishte dënuar Microsoft deri në 10 përqind të të ardhurave vjetore të tij, e përkthyer në shifra rreth 7.4 miliard dollarë, nisur nga të ardhurat që Microsoft deklaroi për 2012. Heqja e monopolit të shfletuesve në sistemet Windows u kërkua në vitin 2007.

"Opera", shfletuesi norvegjez i internetit, iu ankua autoriteteve në Bruksel se Microsoft po dhunonte ligjet e konkurencës duke vendosur automatikisht Internet Explorer në sistemin e tij operativ. 
 

 


 
 

Interneti vazhdon të rritet me të ardhurat
Rritja në sektorin e internetit vazhdon, në veçanti në marketing. Kohët e fundit po përdoren gjithnjë e më shumë edhe telefonat celularë. Por niveli i reklamave megjithatë ende është më i madh në një medium tjetër.

Disa mendojnë se këto janë vetëm përbërje të parëndësishme, ndërsa të tjerët i shohin si reklama shumë të rëndësishme të kohës moderne digjitale. Reklamat online po përjetojnë një bum të vërtetë. Për reklama në internet sipërmarrjet gjermane kanë ndarë gjatë vitit të kaluar rreth 6,5 miliardë euro.

Shoqata Federale për Ekonominë Digjitale (BVDW) kumtoi se rritja në këtë sektor gjatë vitit të kaluar ka qenë 13 për qind.

Interneti apo TV: kush ka përparësi?

Fitimet nga reklamat në televizione edhe më tej janë më të mëdhatë, por interneti është shndërruar në platformën e dytë më të rëndësishme. Më shumë se një e pesta e investimeve bruto për marketing gjatë vitit 2012 është bërë online. Në televizion edhe më tej investohet më së shumti - 38 për qind. Ndërsa pjesa tjetër në radio dhe gazeta. Gara më e fuqishme po zhvillohet mes televizionit dhe internetit. Por këta sektorë janë afruar kaq shumë mes tyre sa që pas një kohe nuk do të mund të ndahen më, mendon Paul Mudter, drejtor për marketing në Vermarkter IP Deutschland.

Platforma më e dashur për reklama në Gjermani është Wallpaper, sepse përmes saj arrihen shumë lexues dhe përdorues interneti, thotë Markus Frank. Më së shumti para investohen në reklamat me fotografi në lëvizje, ku gjatë vitit 2012 janë investuar 240 milionë euro.   
 

 

 
Facebook vjen me design të ri gjatë javës
Gjatë kësaj fundjave, rrjeti më i madh social në botë Facebook.com ka ftuar gazetarët e mediave më të mëdha botërore në një ngjarje ekskluzive në të cilën thuhet se do të prezantohet dizajni i ri i faqes.

Ngjarja e cila mbahet më 7 mars, përveç kohës dhe vendit nuk jep shumë detaje rreth temës për të cilën do të fliten, apo ndonjë imazh të dizajnit të ri të faqes.

Mirëpo, sipas disa burimeve jo-zyrtare të cilat pohimet e tyre i kanë bazuar në funksionin e ri të Facebook, motorin e kërkimit Graph Search, thuhet se krejt ngjarja do t'i kushtohet dizajnit të ri të listës së postimeve dhe lajmeve që përdoruesin kanë në faqet e tyre brenda rrjetit social, dhe se dallimet më të vërejtshme do të jenë në madhësinë e fotografive që postohen në rrjetin social, më shumë hapësirë në ngjyrat bardh e kaltër, ndërsa dizajni i ri pritet të shfaqet edhe në aplikacionet e saj mobile për të gjitha platformat mobile.

Sipas Mashable, Facebook do të sjell dizajn të ri edhe të Timeline, ku ndryshimet më të mëdha do të jenë në radhitjen e informatave të përdoruesit, paraqitja e historikut të profilit, si dhe ndërrimin e lokacionit dhe kohës në fotografinë e profilit të secilit përdorues.

 
 

  

Samsung Galaxy s3 telefoni i vitit
Samsung po vazhdon vitin e saj të suksesshëm, pasi që në mbrëmjen e kaluar, kompania ka fituar çmimin për telefonin më të mirë të mençur për vitin 2013, dhënë nga Kongresi Botëror Mobil në Barcelonë, duke mposhtur rivalin e saj jashtë sfidës, Apple iPhone, dhe rivalët e tjerë si HTC Droid DNA, Nokia Lumia 920, dhe fabletin e saj Samsung Galaxy Note II.

Ky ishte njëri ndër katër çmimet e mëdha për Samsung, në krahasim me Apple e cila nuk pranoi asnjë çmim.

Vitin e kaluar, Samsung Galaxy S2 kishte mundur rivalin e saj më të fortë, iPhone 4S, ndërsa Apple kishte fituar çmimin kryesor si prodhuesi i tabletëve.

Mundi S2 iPhone 4S në shoë.Samsung vitit të kaluar ishte prodhues pajisje e vitit dhe Apple fitoi kategorinë tabletë. Në kategorinë e telefonave fillestar, Nokia Asha u shpall si telefoni më i mirë, duke lënë anash tri modele të telefonave të kompanisë së vet, si dhe Samsung C3312. Google Nexus 7 fitoi garën mes tabletëve.    
 


  
  
   
 

Samsung akuza të reja për Iphone 5
Në një dorëzim gjyqësor dje, Samsung ka kërkuar nga gjyqtari Judge Paul Grewal që t'i lejoj kompanisë të fus iPhone 5 në listën e akuzave për shkelje të patentave nga Apple.

Përderisa dy kompanitë, së fundmi kanë mbyllur rastin gjyqësor ku Apple doli fitmitare, kjo lëvizje nga Samsung është pjesë e një raundi të ri. Në çështjen e dytë, Apple akuzon më shumë se 20 pajisje të Samsung, duke përfshirë Galaxy S III dhe Galaxy Nexus, për shkelje të ndryshme të patentave.

Në anën tjetër, Samsung gjithashtu akuzon Apple për shkelje duke pasur objektiv iPhone, iPad dhe iPod touch. Në dorëzimin e ri gjyqësor, Samsung akuzon iPhone 5 për shkelje të patentave të njejta me ato të pajisjeve të kaluara: patentat rreth rrjetit 3G dhe patenta për tipare tjera specifike.

Megjithatë, akuzat janë në fazën fillimtare dhe nuk kemi arsye të mendojmë se kompania nuk mund të fus kërkesat e saj kundër iPhone 5, por kjo nuk do të jetë e mundur derisa dy palët të mbajnë seancë gjyqsore me gjyqtarin e caktuar më 6 nëntor.

 

 

   

 

Sulmohet nga hackerat nbc.com
NBC.com, faqja e internetit të emitentit televiziv amerikan, raporton se është prekur nga një sulm informatik.

Kompania siguron se informacionet e përdoruesve nuk janë kompromentuar, megjithatë ekspertët e sigurisë kanë dyshime në lidhje me mundësinë se virusi, i cili ka prekur NBC-në, mund të ketë infektuar kompjuterët e vizitorëve të kësaj faqeje interneti.

Vizituesve u këshillohet të mos kryejnë veprime financiare, përpara se të jenë siguruar për mos-prezencën e virusit në kompjuterin e tyre, duke kryer një skanim me programe antivirus.

Ndërkohë, "Facebook Inc" ka bllokuar të gjithë përdoruesit nga aksesi në faqen e internetit NBC.com, pas raportimeve se ky website është infektuar nga një virus kompjuterik.

Përdoruesve të Facebook u raportohet njoftimi "Ky link është raportuar si abuziv", duke filluar nga e enjtja, në momentin kur përpiqen të hyjnë në faqen NBC.com.

Lajmi për infektimin e kësaj faqeje u bë i ditur nga disa blogje sigurie, ndërsa zyrtarë të NBC-së nuk kanë komentuar ende mbi këtë ngjarje.    


 

 

Apple sulmohet nga piratët kibernetikë
Apple u bë korporata e fundit më e madhe amerikane që sulmohet nga hakerat. Kompania Apple e njohur për iPhone, iPads dhe iPods, bëri të ditur se kompjuterat e disa punonjësve të saj ishin goditur, kur ata vizituan një faqe interneti të infektuar që përdoret nga zhvilluesit e programeve.

Apple njofton se ende nuk e di sa dëme ka pësuar por shton se virusi është i njëjtë me atë që sulmoi Facebook-un javën e kaluar.

Burimi i këtij sulmi kibernetik ndaj kompanive Apple dhe Facebook është i panjohur. Media sociale Twitter gjithashtu u godit në fillim të këtij muaji së bashku me gazetat New York Times, Wall Street Journal dhe Washington Post, që kanë fajësuar hakerat në Kinë.

Dje, një grup amerikan për sigurinë në internet akuzoi qeverinë kineze për përfshirje në një fushatë të sofistikuar sulmesh kibernetike ndaj bizneseve, qeverisë dhe institucioneve të rëndësishme amerikane.

Një raport prej 60-faqesh i publikuar dje nga grupi Mandiant jep dhjetëra hollësi të sulmeve nga një grup tepër aktiv i piraterisë në internet me bazë në Kinë, që ka përdorur "mbështetje të drejtpërdrejtë të qeverisë" për të zhvilluar "një fushatë të gjerë e intensive spiunazhi në internet."

Grupi Mandiant thotë se që nga viti 2006 grupi i hakerëve kinezë ka vjedhur të dhëna nga rreth 150 organizata me bazë kryesisht në SHBA. Raporti nuk jep emrat e organizatave por thotë se ato janë të përhapura në 20 industri, që nga teknologjia informative e deri tek shërbimet financiare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei mohon akuzat e grupit Mandiant. Ai thotë se është joprofesionale dhe e papërgjegjshme për të bërë akuza të tilla të pabaza. Zëdhënësi Hong thotë se një studim kinez tregon se sulmet kibernetike ndaj objekteve kineze vijnë nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney nuk komentoi drejtpërdrejt mbi raportin Mandiant. Por ai tha se Presidenti Barak Obama është i përqëndruar në sigurinë kibernetike dhe është duke marrë të gjitha hapat e duhur për të mbrojtur qeverinë dhe rrjetet e sektorit privat.   

 

 
 

  

 

Europa kundër google
Të dhënat e vëzhguesve evropianë paralajmërojnë veprime kundër Google, lidhur me politikat e saj të privatësisë, të cilat e lejojnë motorin e kërkimit t'i mbledh të dhënat e përdoruesve nga të gjitha shërbimet e saj duke filluar nga YouTube e deri në Gmail.

Kjo është beteja më e re mes gjigantit më të madh të internetit, kompanisë Google dhe rregullatorëve evropian për mbrojtjen e të dhënave, të cilët synojnë të vendosin rregulla të reja të intimitetit, si mbrojtje nga "rreziku i lartë" që vjen nga motori i kërkimit, edhe pse veprimet e saj ende nuk i ka quajtur si të paligjshme.

Rregullatorët evropian thonë se grupimin e të dhënave të përdoruesve e shohin me rrezik të lartë potencial për jetët e individëve. Vitin e kaluar, Google kishte grumbulluar 60 politikat e saj të privatësisë në një të vetme, duke kombinuar të dhënat e mbledhura nga përdoruesit individual nga shërbimet e saj shumë të përdorura si: YouTube, Gmail dhe rrjetin social - Google+.

Në tetor të 2012, rregullatorët evropian nga 27 shtetet anëtare i patën dhënë kompanisë Google katër muaj kohë për të ndryshuar qasjen e saj ndaj privatësisë së përdoruesve, duke i dhënë 12 "rekomandime praktike" për ta vënë politikën e privatësisë në vend.

  


 

Mercedes A-class është përzgjedhur makina më e mirë e vitit 2012
Më shumë se 100 mijë adhurues të makinave nga 52 shtete të ndryshme të botës kanë përzgjedhur modelin e ri të Mercedes A Class, si modelin më të bukur për vitin 2012.

Votimi për "The Most Beautiful Car of the Year 2012″ është kryer përmes 7 mini-faqeve, me ndihmën e kanalit televiziv 'Eurosport', ndërsa anketa ka zgjatur nga 6 dhjetori i vitit 2012, e deri më 20 janar të këtij viti. Ky çmim është dhënë gjatë një ceremonie zyrtare të mbajtur në 29 janar në Paris.

A Class është prezantuar në panairin e makinave në Gjenevë vitin e kaluar.  

 

  


Samsung përgatit te nxier dhe Galaxy S4 Mini?
Me sa duket, Samsung ka bërë gati edhe një model të ri të telefonit Galaxy S, përkatësisht modelin Samsung Galaxy S4 Mini, i cili thuhet se do të paraqitet në treg pak kohë pas lansimit zyrtar të Samsung Galaxy S4

Sipas një raporti të fundit, thuhet se Samsung Galaxy S4 është në përgatitje nga kompania me emrin Project J, projekt i cili përfshin tri pajisje: Samsung Galaxy S4, Samsung Galaxy S4 Mini, dhe një pajisje tjetër mobile për të cilën nuk dihet asgjë për momentin.

Bazuar në pohimet e Sammobile, Samsung Galaxy S4 do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.99 inç në teknologjinë AMOLED me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa Samsung Galaxy S4 Mini pritet të ketë ekran me diagonale prej 4 inç dhe rezolucion prej 1280 x 768 pikselëve.
 
 
 
Copyright (c) 2009 - 2012 www.albplaneti.com - albplanete@hotmail.com 3 ziyaretçi (4 klik) kişi burdaydı!
Free counter and web stats
Parashikimi. MOTIT


Facebook Fan Page
Chat Albplaneti

[ Copy this | Start New | Full Size
Lajme nga DW-WORLD
Premier League
Bu web sitesi ücretsiz olarak Bedava-Sitem.com ile oluşturulmuştur. Siz de kendi web sitenizi kurmak ister misiniz?
Ücretsiz kaydol